• |
ide | kryesore

Ola Bruko jo më moderatore e “Shqiptarët për shqiptarët”, ‘Ky nuk ishte një vendim i imi’

Paparazzi, Slider



Moderatorja dhe spikerja e lajmeve në “News 24” Ola Bruko, nuk do të jetë më moderatore e programit “Shqiptarët për shqiptarët”.

Mbrëmjen e kaluar emisioni ka nisur puntatën e parë për këtë sezon dhe u vu re se Ola nuk ishte në studio. Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri e kanë drejtuar vetë programin ndryshe nga më parë dhe ndjekësit natyrshëm filluan të pyesin se cfarë ka ndodhur me Olën. Pas reagimeve vetë gazetarja në rrjete sociale ka bërë një postim duke sqaruar se nuk dontë jetë më moderatore e programit “Shqiptarët për shqiptarët”. Vendimi për tu larguar nuk ka qenë i saji.

“Mirëmbrëma te gjithëve!
Ndjej detyrimin të shkruaj dy fjalë për të gjithë ata njerëz që kanë nisur të më shkruajnë që prej orës 21.00 kur në ekranin e News24 nisi sezonin e ri emisioni aq shumë i dashur për mua dhe për ta “Shqiptarët për shqiptarët”. Për ata por edhe për të tjerët që pyesin veten “çfarë po ndodh?”.. Une nuk do të jem më moderatorja e programit tuaj të dashur, por vetem pjesë e ekipit të tij.
Ky nuk ishte një vendim i imi!
Do dëshiroja që askush të mos ndikohej nga ky detaj për të dhënë kontributin për ata njerëz që kanë vërtet halle e nuk duan të dinë fare se kush moderon e kush jo!
Une vazhdoj të besoj te mirësia! Uroj edhe ju!”-shkruan ajo në njoftimin në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *