• |
ide | kryesore

Paradoksi i Teutës: sulmi më i dobët ndër pretendentët, mbrojtja më e mire e Superiores

Sport

7 gola në 8 ndeshje e bëjnë ofensiven bregdetare më të dobtën e pretendentëve, madje më keq kanë bërë vetëm Luftëtari e Flamurtari, që mbyllin renditjen. E megjithatë skuadra e Shkëmbit është e para me 15 pikë. “Mbrojtja më e mirë fiton titullin”: një filozofi italiane e përhershme që të bën cudi ta shohësh të adaptuar nga një ish-lojtar vizionar si Bledi Shkëmbi. Natyrisht të duhet edhe të shënosh që ti fitosh ndeshjet, por durrësakët e kanë bërë me klasiken 1-0 në tre nga katër sukseset e arritura, duke dalë vetëm një herë të mundur në tetë javë, edhe aty duke pësuar vetëm një gol.

Shkëmbi ka ndërtuar një makineri, testet e të cilës i nisi sezonin e kaluar, kur deri në dhjetor ishte sërisht skuadra me më pak gola të pësuar, por tani duket se Teuta dhe vetë tekniku kanë arritur maturinë për ti bërë gjërat të funksionojnë. Cinizmi është arma e kësaj Teute dhe Shkëmbi nuk ka aspak keqardhje për lojën: rezultati nuk është i rëndësishëm është gjëja e vetme që ka rëndësi.

Goleadën e vetme e kanë bërë në Niko Dovana përballë Luftëtarit, në atë fitore 3-1 që mbetet më entuziastja e durrsakëve në këtë fazë të parë. E organizuar, solide taktikisht gati perfekte. Është skuadra më e vështirë për ta mundur, bashkë me Bylis. Shifrat në fakt janë tregues sepse me tre gola të pësuar në 8 javët e para Teuta ka mbrojtjen më të mirë të kampionatit. Frashëri e ka ruajtur portën të paprekur në pesë ndeshje dhe ka lejuar gol vetëm nga Trashi dhe Krasniqi e atë që nuk ndikoi në rezultat nga Fili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu