• |
ide | kryesore

Polemika VIDEO/ Cakaj kundër Ramës për negociatat

Arkiva, Kryesore, Lajme



Ministri i Jashtëm Gent Cakaj është kapur në flagrancë pasi ka harruar premtimet e shefit të tij dhe të partisë për hapjen e negociatave. Ministri nga Kosova është shprehur se as ai vetë dhe as Edi Rama nuk kanë premtuar hapjen e negociatave, deklaratë e pavërtetë kjo siç duket edhe në videon më poshtë.

“Unë nuk e di që kryeministri i Republikës së Shqipërisë, ose unë, ose ndonjë përfaqësues tjetër i qeverisë, ndonjëherë ka premtuar se negociatat do të hapen.” – deklaroi Cakaj para mediave.

Por, premtimin për hapjen e negociatave e ka dhënë me jo pak pompozitet vetë Edi Rama, sikurse edhe Taulant Balla, kryetar i grupit të PS-së.

“Me çizme, pa çizme, me taka, pa taka, me këpucë, pa këpucë, ne do ti hapim negociatat. Ne do ta bëjmë [Shqipërinë] anëtare të Bashkimit Europian” – do të deklaronte Rama më 14 janar të vitit të kaluar në 26-vjetorin e Fressh.

Taulant Balla shkonte edhe më tej duke premtuar hapjen e negociatave, por edhe duke shigjetuar opozitën si barrierë për dyert e BE-së. “Shpreh bindjen që Shqipëria brenda vitit 2019 do të hapë negociatat me Bashkimin Europian, pavarësisht opozitës rrugore dhe veprimtarisë së saj politike që shkon në krah të kundërt me BE dhe interesat e saj”. 

Të kapesh në gënjeshtër shpesh rrugëdalja më e thjeshtë është të fshehësh dorën që hedh gurin. Por, sado ta mohojnë eksponentët e maxhorancës, për sukseset me negociatat qeveria ka hapur shampanjën disa herë dhe të mohosh premtimin për to është si të fshehësh një dorë që e kanë parë të gjithë.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Kulisat / Farsa e dekorimit të katër ambasadorëve 

Kronologjia/ 6 vite mashtrimet e Ramës për negociatat 

Arsyeja pse Gent Cakaj mohoi një qëndrim të tillë si fillim është pasi qeveria është vënë në presion pas tërheqjes së qeverisë së Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut, pas vendimit të Komisionit Europian për të mos hapur negociatat me të dy vendet. Kryeministri maqedonas kishte premtuar se do të dorëhiqej nëse nuk i hapeshin negociatat. Pas ‘Jo’-së së KE vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme ndërsa në Shqipëri faji duket se kërkohet të gjendet diku tjetër.

Çfarë ndodhi në dy ditë/ Piruetat e Zaev nga dorheqja tek shpallja e zgjedhjeve të parakohshme 

Duhet të kujtojmë se vendet e BE-së vlerësuan Maqedoninë më shumë se Shqipërinë. Kjo duket qartazi edhe në deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron. (kliko këtu)  Dhe kur kjo sjellje ‘shembull’ vjen jo më larg se nga fqinji ynë lindor, përfaqësues të mazhorancës si Cakaj do të duhet të gjejnë një formë tjetër për të mbrojtur shefin e tyre para pyetjes sado retorike: “A do tërhiqet qeveria pas dështimit për hapjen e negociatave?” 

©LAPSI.AL 



11 Comments

  1. E MOR 14-VJEC DHENDERR PO PSE FUTESH NE KETO LOJRA PO SHKO E LUAJ ME LODRAT QE TI KA BLERE GJYSHJA PO IK O CAKACAKA A SI E KE TI SHKO E LUAJ ME LODRAT E GJYSHES.

  2. O juri shurrsi I lulu e harrove kopilin lulu kur e solli salihu te kopi dhe pastaj na e beri dhe minister sa vjec ishte atehere o juri pjelle e salih vicidolit

  3. Nuk e di kush eshte Juri, por ti qe nuk ke argument per artukullin dhe ofendon nje komentus duke dale edhe “pa emer”, JURIT ti hash mutun

  4. I PA EMER MOS U MERR ME KOMENTET E MIJA TI FOL PER VETE SI TA MENDOSH POR DUHET TE JESH NDONJERI NGA 1200 E ENVERIT OSE NGA KETA ORGJISTET

  5. Sipas Macron, Futja e Maqedonise se Veriut, pa Albania do te ishte katastrofe per EU. Ne Maqedonine e Veriut, opozita eshte te “pakten” euroskeptike, nderkohe qe ne Albania opozita eshte pro EU… Largpamesit Hollandeze…????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *