• |
ide | kryesore

Refuzimi i BE, Berisha sulmon Ramën: Pas trenit, humbëm rrugën dhe stacionin

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me temën më të diskutuar të aktualitetit politik në Shqipëri, moshapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Sipas Berishës, data 18 tetor, kur u mor vendimi refuzues i Këshillit Evropian është një fatalitet për vendin. Arsyet e këtij vendimim shkruan Berisha, qendrojnë në raportin e Komisionit Evropian për vitin 2018.

Ne vitin 2018 Komisioni Europian duke konsideruar se janë plotësuar nga qeveria shqiptare 5 kushtet rekomandoi hapjen pa kushte te negociatave me Shqipërinë. Ne pranvere te vitit 2018 Bundestagu hodhi poshtë si te pa vërtet pretendimin e Komisionit dhe shtoi nga 5 ne 7 kushtet qe duhet te plotësonte Shqipëria para hapjes reale te negociatave…

Në Luksemburg Franca dhe vende të tjera të pranishme në Samit mendonin se hapja e negociatave me Shqipërinë që nuk kishte plotësuar kushtet, nuk duhej te diskutohej fare deri sa vendi te plotesonte vertet ato…Pas debatesh të gjata në Luksemburg u arrit një ‘Kompromis’ i qëndrimit gjerman që negociatat të mos hapeshin me Shqipërinë pa plotësuar 7 kushtet dhe qëndrimit francez dhe i disa vendeve të tjera që vendimi te merrej vetëm pas plotësimit të kushteve. Keshtu qeverise shqiptare iu dhane 17 muaj kohe per te plotesuar kushtet.”- shkruan ish-kryeministri duke shtuar se që prej atëherë, qeveria shqiptare nuk plotësoi asnjë nga 7 kushtet e Gjermanisë, por zhvilloi zgjedhje “moniste”, si edhe doli e implikuar në manipulimin e zgjedhjeve të mëhershme.

E njëjta situatë është përsëritur sipas tij edhe këtë vit, kur Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë. “Pikerisht kjo gjendje detyroi Bundestagun te hedhe poshtë si te pa vërtet rekomandimin e Komisionit Europian dhe shtoi nga 7 ne 9 kushtet qe duhet te plotësonte narkoqeveria e Edvin Mafise para se vendi te hape negociatat dhe nuk cakoi asnjë date pra shtyu sine die hapjen e negociatave. Por shumica e vendeve ne Bruksel nuk pranuan këtë propozim. Po pse? Ato nuk ishin dakord sepse nje propozim si ky por me 7 kushte e kishin pranuar 16 muaj me pare por Edvin Mafia jo vetem nuk plotesoi asnje kusht por rrenoi standarte te tjera. Prandaj dhe presidenti Macron deklaroi se ai nuk pranon te ‘genjeje vetveten’ pasi siç thote fjala e urte ‘me genjeve nje here është keq per ty por po me gënjeve per se dyti eshte keq per mua sepse kam gënjyer veten time’.”- shton ish-kreu i Partisë Demokratike.

REAGIMI I BERISHËS

Fatalitet!

Ne Bruksel me Edvin Mafine kesaj rradhe humbem jo vetem trenin por dhe stacionin edhe rrugen!

Miq, data 18 tetor e vitit 2019 do te gdhendet ne muret e kohes te ketij vendi me nje fjale te vetme, te cilen po e marr hua nga Viktor Hygo, fjalen qe u gjend e shkruajtur ne themelet e Katedrales: Fatalitet!

Kete date Shqiperia, endrra europiane e Frasherlinjve te pavdekshem dhe e rinise studentore te viteve 90-te dhe e mbare shqiptareve moren goditjen me te rende politike te 30 viteve te fundit.

Ato morën de facto atë qe quhet goditje e mëshirës pasi prej kater vitesh Edvin Kristaq Mafia me narkoshtetin e tij kishte futur ne vdekje klinike projektin e integrimit europian te Shqipërisë.

Po pse me 18 tetor te vitit 2018 ne samitin e me te mëdhenjve te BE ne Bruksel projekti i integrimit europian te Shqipërisë mori për shkak te Edvin Mafise nje goditje fatale?

Pse me vendimin e fundit te liderëve te BE ne humbëm jo vetëm trenin, te cilin e humbasim katër vite me radhë por humbëm edhe stacionin dhe vete rrugen?

Vetem duke kuptuar çfare ndodhi vjet me Shqiperine ne Luksemburg mund t’ju përgjigjemi këtyre pyetjeve dhe te kuptojme fatalitetin qe ndodhi me ne me 18 tetor 2019 ne Bruksel! Ne vitin 2018 Komisioni Europian duke konsideruar se janë plotësuar nga qeveria shqiptare 5 kushtet rekomandoi hapjen pa kushte te negociatave me Shqipërinë.

Ne pranvere te vitit 2018 Bundestagu hodhi poshtë si te pa vërtet pretendimin e Komisionit dhe shtoi nga 5 ne 7 kushtet qe duhet te plotësonte Shqipëria para hapjes reale te negociatave, duke i ndare njëlloj si këtë vit, dmth disa duhej te plotësoheshin para se te mblidhej Konferenca e Pare dhe te tjerat para se te mblidhej Konferenca e dyte, qe shënon dhe hapjen reale te negociatave pra te diskutimit me dy kapitujt e pare.

Në Luksemburg Franca dhe vende të tjera të pranishme në Samit mendonin se hapja e negociatave me Shqipërinë që nuk kishte plotësuar kushtet, nuk duhej te diskutohej fare deri sa vendi te plotesonte vertet ato, pasi edhe vet propozimi i Bundestagut dëshmonte se Shqipëria nuk ka plotesuar kushtet.

Pas debatesh të gjata në Luksemburg u arrit një “Kompromis” i qëndrimit gjerman që negociatat të mos hapeshin me Shqipërinë pa plotësuar 7 kushtet dhe qëndrimit francez dhe i disa vendeve të tjera që vendimi te merrej vetëm pas plotësimit të kushteve, ky kompromis u arrit me vendimin unanim sipas të cilit në rast se qeveria shqiptare do plotësonte 7 kushtet atëherë hapeshin ne fundin e vitit 2019.

Keshtu qeverise shqiptare iu dhane 17 muaj kohe per te plotesuar kushtet.

Mirëpo gjate këtyre 17 muajve Edvin Mafia jo vetem qe nuk plotesoi asnje nga 7 kushtet por:

a-)dolën regjistrimet e publikuara ne Billd qe implikonin direkt Edvin Mafine dhe narkoministrat e tij

b-)u publikuan dhjetra kronika dhe editoriale qe cilesonin shetitin e Edvin Mafise si narkoshtetin e vetem ne Europe

c-Edvin Mafia zhvilloi zgjedhjet e para moniste jo demokratike ne historine e pas renies se Perdes se Hekurt, te cilat u bojkotuan jo vetem nga opozita por edhe nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale te Europes si dhe u damkosen nga raporti perfundimtar i OSBE/ODHIR.

Megjithe keto Komisioni Europian deklaroi perseri si nje vit me pare se Shqiperia i ka plotesuar kushtet dhe rekomandoi hapjen e negociatave pa kushte.

Pikerisht kjo gjendje detyroi Bundestagun te hedhe poshtë si te pa vërtet rekomandimin e Komisionit Europian dhe shtoi nga 7 ne 9 kushtet qe duhet te plotësonte narkoqeveria e Edvin Mafise para se vendi te hape negociatat dhe nuk cakoi asnjë date pra shtyu sine die hapjen e negociatave. Por shumica e vendeve ne Bruksel nuk pranuan këtë propozim. Po pse? Ato nuk ishin dakord sepse nje propozim si ky por me 7 kushte e kishin pranuar 16 muaj me pare por Edvin Mafia jo vetem nuk plotesoi asnje kusht por rrenoi standarte te tjera. Prandaj dhe presidenti Macron deklaroi se ai nuk pranon te “genjeje vetveten”pasi siç thote fjala e urte ”me genjeve nje here është keq per ty por po me gënjeve per se dyti eshte keq per mua sepse kam gënjyer veten time”.

Prandaj dhe shumica e vendeve te BE bazuar ketu edhe ne P/Jo e Gjermanise refuzuan, hodhen poshte duke mos caktuar asnje afat kohor te Jo se tyre hapjen e negociatave me Shqiperine. Miq, kesaj here ne kemi humbur jo vtem trenin per te katertin vit me radhe po kesaj radhe, fatale eshte sepse ne kemi humbur edhe stacionin dhe rrugen. Presidenti Macron ne nje deklarate te cilen mediat me dashje apo pa dashje e kane censuruar, ai tekstualisht thote: “Une thashe, une besoj se ka nje mospajtim lidhur me procesin e zgjerimit ne vetvete. Ende une besoj se ne mund te hapim nje fare diskutimi (me to, – shenim i imi) por pa u zgjeruar. Askush nuk duhet te mundet te bashkohet (me BE, – shenim i imi) para se sa te reformoje veten e tij dhe ne para kesaj duhet te reformojme procesin qe ai te mund te jete i diferencuar dhe i rikthyeshem. “ Mendoj se keto fjale deshmojne qarte se do te kete negociata por jo per zgjerim, pra per anetaresim, madje para kesaj duhet qe BE te reformoje vet procesin, ta beje ate edhe te rikthyeshem kur behen hapa mbrapa.

Presidenti Macron kerkon vettingun e realizimit nga vendet kandidate te objektivave te anetaresimit dhe ai kerkon pikerisht ndryshimin e procesit te vetingut, pasi vetingu i deritanishem i Komisionit Europian sic eshte deshmuar ne rastin e Shqiperise eshte jo real. Lidhur me kete qendrim agjensia Reuter njofton gjithashtu se vet presidenti thekson se: “nuk mund te kete progres drejt anetaresimit deri sa BE te ndryshoje ne menyren se si dhe kur kandidatet (si puna e Shqiperise, – shenim i imi) vetohen per plotesimin e objektivave te pranimit, te cilat varjojne nga politikat ekonomike tek te drejtat e njeriut dhe shteti ligjor.

Si perfundim, vendimi i Brukselit ishte fatal per projektin europian te shqiptareve, te cilin e bllokoi per 46 vite Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftes dhe duke filluar me keshilltaret e Fierit dhe mos votimin e tre ligjeve, dhe deri sot e bllokoi per 8 vite me radhe monstra e dyte e zeze kombetare Edvin Mafia! sb



10 Comments

  1. Kush është Sali Berisha

    ” Penicilina “, bashkëpunëtor i Sigurimit të mbarë dhe agjent i UDB – së ( Sigurimit Serb

    Sali Berisha është një agjent i vërtetuar i UDB – së, që ka hartuar strategjinë e shkatërrimit të kombitt shqiptar dhe po e bën atë realitet. Ai ka kohë që është bërë emisar i Serbisë, sëbashku me disa bashkëpunëtorë të tij. Ai po e mban situatën destruktive dhe gjëndjen të tensionuar në Shqipëri, për të sabotuar pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e çështjes çame e pronave të shqiptarëve në tërësi.

    Kush është Sali Berisha :

    Në të kaluarën e hershme, familja e tij është shpërngulur nga zonat e Detit Kaspik, në Rusi, gjatë shpërnguljeve të shekullit 19-të. Atëhere, shumë aradha u larguan nga Rusia duke u dyndur në Europë e sidomos në Serbi. Më pas, shumica e tyre u zhvendosën në Francë.

    Në këtë kuadër, nga mbeturinat e mësipërme, mbetën edhe në Shqipëri disa familje të rusëve të emigruar, njëra prej të cilave është familja e Sali Berishës ( mbiemri i së cilës është i huazuar si më i përdorshmi në Kosovë dhe në Shqipëri, duke zëvëndësuar mbiemrin e tyre sllav ).

    Mbas vendosjes dhe sistemimit në fshatin Vuçidol të Tropojës, fillon edhe veprimtaria e tyre. Të parët e Sali Berishës i kanë vënë dy herë zjarrin Malësisë së Gjakovës, fakt ky që njihet në Tropojë. Që në atë kohë, persona të kësaj familjeje kanë qenë të lidhur me serbët dhe kanë vepruar historikisht kundër interesave të asaj zone.

    Në vitin 1962, Sali Berisha erdhi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Mjeksisë. Pasi mbaroi studimet u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek kardiolog dhe më vonë si kardiokirurg. Në këtë kohë ai pregatit dokumentat për t’u futur në Parti. Një vëlla i tij, me emrin Selim, kishte mik kryetarin e Degës së Punëve të Brendëshme të Tropojës, Idriz Shehun. Ai i kërkoi Idrizit ta ndihmonte të vëllanë për t’u pranuar në Parti. Idrizi i përgjigjet se në kushtet e Sali Berishës ( me probleme në biografinë e familjes – red ), për t’u pranuar në Parti, duhej që edhe ai ta ndihmonte shtetin me shërbime të veçanta, prandaj ai duhej takuar dhe t’i merrej mendimi nëse ishte dakord kështu. Pas takimit me Saliun në Tiranë dhe pasi mori miratimin e tij, i vëllai ( i cili sot nuk jeton, pasi ka vdekur nga zemra, dhe që ishte i vetmi person pozitiv në fisin e tyre ) u kthye në Tropojë.

    Pas kësaj, bashkë me kryetarin e Degës, u nisën me makinën e tij për në Tiranë dhe u takuan me persona të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, të cilët e tërhoqën Saliun në bashkëpunim, me pseudonimin ” penicilina ” dhe, pas kësaj, iu miratua edhe kërkesa për të hyrë në Parti.

    Në atë kohë ishte rregull që dosja e kuadrit që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit nuk ruhej në Komitetin Egzekutiv të Rrethit por nga Drejtori në Drejtorinë e Punëve të Brendëshme në Ministri. Kur erdhi në pushtet, jo më kot, Sali Berisha e futi në burg ish Drejtorin në Ministri, Zef Luka, një burrë i ndershëm që e kishte ndihmuar shumë Sali Berishën në zgjidhjen e çdo problemi familjar.

    Me këtë rrethanë spjegohet edhe fakti që i nipi i Idriz Shehut ( ish kryetarit të Tropojës ), Baki Shehu, ish gjeneral në kohën e PPSH-së dhe drejtues në PS, një ditë të bukur bëhet deputet i PD-së.

    Gjatë kësaj kohe ( para viteve ’90 pra ), Sali Berishës i ishte rritur ndjeshëm temperatura e etheve për pushtet dhe zbatonte me përpikmëri mësimet e PPSH, deri sa u bë sekretar i Byrosë i spitalit. Në këtë kohë filluan t’i shfaqen edhe simptomat e sëmundjes psiqike si deliri i madhështisë, hakmarrjes, etj. Për shkak të kësaj sëmundjeje ai është dërguar nga Partia për mjekim edhe në Austri. Sëmundja mbikqyrej dhe kurohej nga kolegu i tij psikiatër Ylvi Vehbiu.

    Në kohën kur Partia merrte nisma për të ndihmuar zonat veriore me mjekë, në një mbledhje të zhvilluar me kolektivin e spitalit, Sekretari i Partisë, Ilir Gjylbegu, kërkoi që kandidatura e Ylviut të mos përfshihej në transferim. Kur u kërkuan sqarime për shkakun e këtij rekomandimi, Iliri spjegoi se Ylviu duhej të qëndronte pasi nuk kishte se kush të mbikqyrte Sali Berishën në sëmundjen e tij. Ky ” sqarim “, i kushtoi shumë pas 25 vjetësh Gjylbegut, kur Sali Berisha u bë kryetar i PD dhe President i vendit. Presidenti e largoi Gjylbegun nga profesioni për 3 vjet dhe u desh ndërhyrja e miqve që ky mjek, specialisti më i mirë në Shqipëri për profesionin e tij, të rikthehej në punë. Ylvi Vehbiu, me ardhjen e Berishës në pushtet, u largua pa u ndjerë për në SH.B.A. pasi, siç u tha disa shokëve, duke e ditur sëmundjen e Sali Berishës, do të bëhej kurbani i tij i parë. ” Mjerë Shqipëria ” u shpreh Ylviu dhe Sali Berisha bëri çmos për ta gjetur !

    Gjatë kësaj kohe, Sali Ram Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën. Rexhepin, mbas çlirimit të vendit, bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan për studime në Jugosllavi, në Institutin e Fiskulturës. Kur u prishën marrëdhëniet me ish Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen menjëherë në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh, kur ai u martua me Milicën në Kosovë dhe lindën një vajzë, Sllobodankën. Kur u kthyen në Shqipëri, Sllobodankës ja ndërruan emrin në Liri.

    Në Jugosllavi, vjehrri i Sali Berishës, Rexhepi, u tërhoq në bashkëpunim nga UDB-ja. Për këtë ndikoi fakti se motra e Milicës ( e shoqja e Rexhepit, tezja e Lirisë dhe vjehrra e ardhëshme e Saliut ), ka qenë gjatë luftës oficere e OZNA-s ( paraardhësja e UDB-së ) dhe pas çlirimit të Jugosllavisë, kolonele e UDB-së, mbështetëse e Rankoviçit dhe e operacioneve të tij për shfarosjen e shqiptarëve. Djali i saj ( djali i tezes së Lirisë ), gjatë luftës në Bosnje, ishte këshilltar ekonomik i Milosheviçit.

    Me këtë spjegohet edhe fakti që krahas detyrave të tjera të ngarkuara, Sali Berisha ngriti edhe shqërinë ” Shqiponja”, për furnizimin me naftë të makinës ushtarake vrastare të Milosheviçit.

    Nga operacionet e Sigurimit të Shtetit është zbuluar veprimtaria agjenturore e Rexhep dhe Milica Ramës në shërbim të UDB-së, gjë që vërtetohet nga dosja prej 1200 faqesh e Rexhepit dhe prej 700 faqesh e Milicës, dosje këto që ndodhen në arkivin e SHISH.

    Kur erdhi në pushtet, Sali Berisha nuk arriti t’i zhdukte por me anë të Gazidedes mundi të zhdukte dosjen e tij. Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB-ja, i tërhequr në bashkëpunim kur ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Berisha i dha këtij personi pushtet të pakufishëm më 1997-tën. Ai dinte shumë për të. Bashkë me Gazideden, Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të cilat i janë dorëzuar UDB-së.

    Fatmirësisht, të dhënat e mësipërme për lidhjet familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, janë botuar edhe në gazetën kosovare ” Koha Ditore” në vitet 97-98.

    Të kthehemi para viteve ’90, në kohën kur Sali Berisha ka qenë mjek. Në rrethanat që ndodhej, për të arritur pikësynimet e tij, kuptoi se e vetmja rrugë ishte puna këmbëngulëse, aktivizimi intensiv në mbështetje të detyrave të ngarkuara nga Partia dhe bashkëpunimi me organet e Sigurimit. Sa e sa herë, Sali Berisha ka përgatitur ambjentet e spitalit dhe ka zbatuar me përpikmëri operacionet e brendëshme që kryente Sigurimi i Shtetit, duke vendosur teknikën operative përgjuese ndaj kosavarëve arratisur nga Kosova si grupe irredentiste. Në një rast, kur një djalë kosovar i shtruar në spital, që rridhte nga një familje patriotike dhe fisi i tij kishin vuajtur në burgjet e Goli Otokut, u bënë veprime operative për të zbuluar dhe identifikuar personalitetin e tij, me anë të Sali Berishës. Ky e ” identifikoi ” atë si serb ! Kur ai djalë do t’i dorzohej autoriteteve jugosllave në kufi, para se të arrinte atje, u hodh nga një urë dhe theu këmbë e brinjë, vetëm për të mos rënë në dorë të UDB-së. Kosovari nuk u dorzua dhe u verifikua më vonë se ishte vërtet ndryshe dhe u mbajt në Shqipëri.

    Nuk janë të paktë mjekët që ka spiunuar Sali Berisha, gjoja për veprimtari të dyshimtë dhe armiqësore. Që nga kjo hë filluan dyshimet ndaj Sali Berishës si agjent i UDB jugosllave.

    Në vitet 1991 – 1992 në Shqipëri u dyndën serbë të Kosovës që e njihnin mirë gjuhën shqipe. Ata ishin udhëzuar nga UDB që, duke u hequr si kosovarë dhe na bashkëpunim me agjentët serbë në Tiranë, të kryenin veprime për të ndikuar në popullin shqiptar kundër kosovarëve dhe në fakt, deri në një farë mase, UDB ja arriti qëllimit me anë të seksit, hapjes së lokaleve, shitjes së mallrave me çmime të shtrenjta në një kohë kur në Shqipëri kishte varfëri. Në atë kohë, Sali Berisha dhe mehmet Elezi kanë marrë kontakt me disa prej tyre.

    Sado që të flasë pëe ndershmëri, Sali Berisha e di se akoma jetojnë persona që e njohin shumë mirë. Në bazën e filozofisë së tij ka qenë mashtrimi, ves të cilin e përdori dhe po e përdor edhe në politikë. Kjo e rrëzoi nga pushteti në ’97 –tën por ky mashtrim e solli përsëri në pushtet, i mbështetur nga mediat dhe agjenturat e jashtëme.

    Me këto ngarkesa në biografi, Sali Berisha e dinte se nuk mund të ecte përpara duke punuar në mjeksi dhe për këtë hodhi hapin e parë duke e rregulluar që stërvitjen ushtarake ta kryente në Brigadën Rezerviste të Gardës. Pas këtij hapi, duke shfrytëzuar Dine Abazin që ishte mjeku i Hysni Kapos, arriti t’a zëvëndësonte atë kur mungonte. Kur ishte provizor tek Hysni Kapua, filloi t’i thoshte djalit të tij, Besnikut, që ta hiqnin Dinen dhe të merrnin Sali Berishën si mjek të familjes. Këtë bisedë Besniku ja thotë Dines dhe pas kësaj, Sali Berishën e vunë në dispozicion të familjes së Simon Stefanit. Gjatë kësaj kohe, Sali Berisha shkonte jashtë shtetit për të bërë analizat e anëtarëve të Byrosë Politike dhe, më vonë, edhe me kurse specializimi 6 e 12 mujore.

    Duke ditur edhe lidhjet e mësipërme, UDB filloi në këtë kohë përpunimin e tij në Francë dhe më 30 dhjetor 1974 tërhiqet në bashkëpunim nga shërbimi i fshehtë jugosllav me pseudonimin e dosjes ” Bisturia”, pseudonim ky që duhet të jetë ndryshuar më vonë. ” Bisturia ” është dosja personale e Sali Berishës në arkivat e UDB-së, ku janë depozituar tërë kontributet e tij në interes të UDB – së.

    Më vonë, zbulimi shqiptar i dërgon informacion kundërzbulimit ( sigurimit ) se në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB – së : Një kanal kalon nga fshati Vuçidol dhe drejtohet nga një mjek kardiolog ndërsa jë kanal tjetër vepron në Shkodër. Ky dokument firmoset nga zv/drejtori i Sigurimit të Shtetit, Sulejman Abazi. Jo më kot, me të marrë pushtetin, Sali Berisha urdhëroi arrestimin e tij.

    Me ardhjen e Demokracisë, Sali Berisha filloi të shkruajë dhe të botojë disa artikuj për demokracinë dhe shoqërohej shumë me Mehmet Elezin, i cili kishte lidhje të ngushta me Elez Biberajn. Në këto rrethana, perëndimit i duhej të zgjidhte një kandidaturë të besueshme që kishte lidhje të forta që më përpara me vëndet perëndimore dhe të ishte nga veriu ( meqë emigracioni më i madh ishte nga veriu, Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia ). Në këtë kohë perëndimi kishte paraqitur tre kandidatura që ishin : Ylli Vejsiu, me lidhje familjare në SH.B.A, Aleksandër Meksi, me lidhje në Greqi ( ku gjyshi i tij prift ishte kolonel i Asfalisë greke ) dhe Neritan Ceka me mbështetje gjermane. Por amerikanët, me anë të Rajersonit, i cili ishte komandant i grupeve të emigracionit në Beograd, rekomandoi Sali Berishën për kryetar të Partisë Demokratike, të cilin e mbajtën si të besuarin e tyre dhe e përkrahën më shumë se të gjithë udhëheqësit e Ballkanit, por që në fund ky i tradhëtoi.

    Sipas informatave, UDB –ja përdori të gjitha metodat dhe format që Sali Berisha të zgjidhej kryetar i PD –së ( duke përdorur Rajersonin ), për shkak se atëhere CIA financonte Jugosllavinë me fonde për të ushtruar propogandë për të tërhequr bashkëpunëtorë në vëndet e Ballkanit. UDB – ja ka rekomanduar edhe Sali Berishën.

    Në garën për kryetar partie midis Meksit, Vejsiut, Cekës dhe Sali Berishës, u ndërhy që të fitonte Berisha por në fakt si kryetar u zgjodh Meksi. Është dashur këmbëngulja e Eduart Selamit që zgjedhjet të përsëriteshin duke dhënë dorëheqjen Meksi dhe për të dalë në krye Berisha. Meksit i premtuan postin e kryeministrit dhe zëvëndës të bëhej Pashko në Qeverinë e Stabilitetit. Pashko ishte ai që gjatë vizitës në Greqi, në takimin me Micotaqisin, tha se Qeveria Shqiptare nuk ka pretendime për Çamërinë.

    Sali Berisha ishte beniamin i Amerikës ndër udhëheqësit e lindjes, por ai nuk e justifikoi këtë, për shkak se ai drejtohej nga UDB-ja dhe, pas ardhjes në pushtet, e ktheu Shqipërinë në një vend ku strehohej fondamentalizmi islamik dhe në bashkëpunim me Gazideden strehoi terroristë shumë të rrezikshëm. Për këtë Ai e lejoi atë ( Gazideden ) të krijojnte shoqatën islamike dhe të bëhej kryetar i saj si dhe e anëtarësoi Shqipërinë në Konferencën Islamike. Nga fondamentalizmi islamik ai ka marrë qindra mijra dollarë bakshishe e shumë dhurata të çmuara për gruan e tij, që i mbajnë vetëm gratë e sheikëve dhe që shkojnë me miliona dollarë. Këto probleme i di ish ambasadori ynë në Malajzi, Ferit Hoti.

    Sali Berisha ka marrë miliona dollarë për t’u çuar armë palestinezëve më 1996. Ai i nisi avionët me armë, të cilët zbritën me detyrim në Çad dhe u ndaluan të vazhdonin më tej. Urgjentisht ka ardhur në mënyrë sekrete në aeroportin e Rinasit Arafati dhe ka biseduar për gati 1 orë me Sali Berishën, ku e ka kërcënuar se në rast të mos mbrritjes së armëve ose parave të paguara, do ta likuidonte fizikisht. Në këtë kohë dollarët ishin përdorur për qëllime të tjëra. Për të larë këtë borxh ai ndërtoi strategjinë për t’i gjetur këto para. Në shtator 1996 Saliu jep konferencë për shtyp ku deklaron se paratë e shqiptarëve në firma janë më të pastrat, ndërsa disa ditë më parë, FMN kishte dhënë sinjalin për mbylljen e tyre. Pas kësaj pati një vërshim të parave të popullit në firmat piramidale, lekët e të cilave u morën nga qeveria për të shlyer Arafatin. Të tjerat u grabitën nga brenda oborrit të Saliut.

    Sali Berisha dha urdhër të arrestohej Sudja, iu morën lëkët, pjesa më e madhe e të cilave u fut në bodrumet e Presidencës, një pjesë u bllokua dhe një pjesë tjetër u grabit nga funksionarë të tjerë.

    Mbas disa ditësh, ndërhyn tek Meksi ( kryeministër ) në emër të Sali Berishës, Tritan Shehu, ish Ministër i Jashtëm dhe kryetar i PD, për ta liruar Suden, pr meksi u përgjigj se nuk e kishte futur ai në atë burg.

    Sali Berisha është krijues i firmës piramidale Gjallica, me Shemsije Kadrinë, e cila ka qenë shoqe e ngushtë me motrën e Liri Berishës. Ndërsa Gani Kadrija ka qenë oficer i zbulimit dhe përfaqësues tregëtar në Split të Jugosllavisë, mik i ngushtë i Sokrat Plakës ( ish ambasador në ish Jugosllavi dhe ish zv/ministër i jashtëm ) dhe ka të dhëna se ishte tërhequr në bashkëpunim nga UDB-ja. Pikërisht me këtë lidhet fakti që motra e Liri Berishës ( në Jugosllavi ) ishte shoqe e ngushtë me Shemsije Kadrinë, e cila, pas një udhëtimi në Jugosllavi e më pas në Gjermani, si dhe lidhja me ish veliun e Stambollit, të cilit i kishin falimentuar bizneset e tij, bëri të mundur krijimin e firmës piramidale Gjallica. I gjithë ky operacion u iniciua dhe u kamuflua nga UDB-ja.

    Ndaj Sali Berishës ka vepruar dhe vepron me intensitet UDB-ja. Zbulimi serb dhe ai grek, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe ndihmën e Sali Berishës, kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Shqipërinë. Ata nuk shkatërruan vetëm ekonominë nga veriu në jug, por krahas kësaj duan të shkatërrojnë edhe kombin shqiptar. Serbët nga veriu dhe grekët nga jugu filluan zbatimin e planit të tyre.

    UDB-ja pregatiti 2 Prillin 1991 dhe vrau në Shkodër, në bashkëpunim me politikanë të PD ( Pjetër Arbnori, Ali Spahia, , z,Ali Kazazi ), Arben Brocin. Arbnori.. këmbënguli dhe e detyroi Brocin të shkonte në protestë. Përpara se të niste protesta, kur sheshi para Komitetit të Partisë së Punës ishte ende bosh, ishin vendosur aty në gadishmëri aparatet e filmimit dhe të televizionit, çka tregonte se diçka do të ndodhte. Gjatë protestës, kur Broci është qëlluar me një pistoletë, një person i quajtur Islam, që ishte afër më Arben Brocin, dëgjoi këto fjalë : ” Zef(igjate sot mik i Agron Kuliqit), pse ma bëre këtë ?” Kur ky person pa që Broci ra në tokë i mbuluar me gjak, e mori në krah dhe e çoi në spital, ku mjek roje ishte bashkëpunëtori i Sigurimit, Ali Spahia. Sipas Islamit ….. deri në spital Broci nuk kishte vdekur, por ishte gjallë. Ai dyshoi se Spahia realizoi vdekjen e Brocit, sepse Spahia tha ” vdiq, çojeni trupin në shesh”! Të gjitha këto fakte flasin për një plan të parapregatitur në mënyrë të hollësishme. Jo më kot, pas disa ditësh, në të gjitha muret e Shkodrës u shkruajtën parrulla se Arben Brocin e vranë Pjetër Arbnori dhe , si përfaqësues të Berishës.

    Sali Berisha futi hasmërinë dhe gjakmarrjen midis fiseve të cilat, për dhjetra vjet, UDB-ja nuk kishte mundur t’i bënte agjentë të saj. Të vrarët në Tropojë nga kjo armiqësi janë me dhjetra. Pse nuk shkon Sali Berisha në vendlindjen e tij ? Ndërsa grekët në jug filluan të shkatërrojnë ekonominë dhe të bëjnë gjithçka sipas synimeve të tyre aneksioniste.

    Plani i tyre për shkatërrimin e kombit shqiptar ishte konflikti veri – jug. Për këtë u ngritën firmat piramidale dhe u lejua fondamentalizmi islamik. Kunati i Sali Berishës, Agim Rama, Drejtor prej shumë vitesh në Bankën e Shtetit, është pronar pallatesh nga të cilat fiton qera të majme, pronar i teleferikut në malin e Dajtit, pronar i telesportit ( i fshehur pas Met Sulajt ). Po kush është ai që e bëri kaq të fuqishme këtë familje ? Mbështetja e tyre ka qenë UDB-ja.

    Berisha, , Pjetri dhe Ali Spahia kanë shkuar në Francë në vitin 1994 dhe ilegalisht janë futur në Ambasadën Jugosllave, ku janë takuar me oficerë të UDB-së. Në aeroport ata janë përcjellë vetëm nga shoferi i Ambasadës i cili nuk ishte serb por shqiptar. Ky person, i cili nuk i njihte ata, kur i ka parë në televizion, ka thënë se i njeh dhe se kanë marrë në ambasadën Jugosllave 17 milion dollarë dhe se janë tradhëtarë të kombit shqiptar. Këtë e vërteton edhe diskutimi që është bërë në parlamentin Jogosllav ku Shesheli i kërkoi sqarime Milosheviçit se ku kanë shkuar 17 milion dollarë dhe ky i fundit iu përgjigj : ” Shikoje Shqipërinë si është djegur dhe se si vriten me njëri tjetrin dhe ne mund t’i pushtojmë vetëm me shoqatën e gjuetarëve të Serbisë. Po të jepnin dorëheqjen Sali Berisha dhe Meksi më 1997 –ën dhe të dorëzohej pushteti në mënyrë institucionale, nuk do të kishin ndodhur ngjarjet që shkatërruan Shqipërinë. Kjo kërkon analizë të hollësishme në të ardhmen.

    Berisha, për të marrë pushtetin ka bashkëpunuar me përfaqësues të zbulimit grek dhe vëndeve arabe duke bërë për këtë çdo lëshim. Ai i ka paguar 28 milion dollarë një shoqërie amerikane, për t’ bërë fushatën elektorale dhe ndërmjetës ka qenë Mero Baze.

    Sipas një burimi shumë të besuar, shumë shpejt, lobi shqiptar në Amerikë do ta hedhë në gjyq këtë firmë.

    Me rikthimin në pushtet më 2005, ai me bashkëpunëtorët e tij po vazhdon të sabotojë çështjen shqiptare, po shkatërron më tej shtetin. Këta janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe do të përpiqen ta pengojnë këtë zhvillim, me çdo kusht

  2. 2 prill 1995

    Shqipëria thyen embargon duke u dërguar karburant serbëve

    Teksa palët luftuese në Bosnje përgatiten për ofensivën e verës, sasi të mëdha karburanti që përdoret për tanke dhe avionë po kontrabandohen haptazi drejt Jugosllavisë përmes liqenit të Shkodrës, në shkelje të embargos së Kombeve të Bashkuara. Fluksi i karburantit nga Shqipëria nisi dy muaj më parë dhe besohet se është i destinuar për makinerinë serbe të luftës. Gjithashtu miliona litra karburant janë zbuluar që po zhvendosen në Shqipëri drejt zonave veriore për të kaluar më pas përtej kufirit. SHBA ka shprehur shqetësimin ndaj qeverisë shqiptare për çështjen e monitormit të sanksioneve pas raportimeve për sasi të mëdha kalimesh të jashtëligjshme. Administrata Clinton po mendon të dërgojë notë diplomatike teksa në brigjet shqiptare të liqenit vazhdon ndërtimi i stacioneve të reja të furnizimit. Në rrugën prej 30 km përgjatë liqenit ka më shumë se 20 pika furnizimi të cilat së bashku mbajnë rreth 1.5 milionë litra karburant, nga të cilat pjesa më e madhe kalon çdo ditë drejt Serbisë.

    Megjithëse karburant kontrabandë hyn në Serbi edhe nga rrugë të tjera si ajo përgjatë Danubit, Shqipëria po e furnizon atë me më shumë karburant se të gjitha burimet e tjera së bashku, thotë Antonio Napolitano, koordinatori i sanksioneve për OSBE dhe BE, zyra e të cilit ndodhet në Bruksel. Qeveria shqiptare mohon se po lejon shkeljen e sanksioneve. Presidenti Sali Berisha tha në një intervistë se deklaratat e ambasadorit Napolitano dhe të ambasadës amerikane për masën e madhe të karburantit që po kalon nga Shqipëria në Jugosllavi, janë “absolutisht të pajustifikuara”.

    Ai shtoi se mund të ketë kontrabandë, por që nuk arrin nivele të konsiderueshme. Qeveria sipas Berishës, po bën ç’është e mundur për të kontrolluar trafikun, duke pasur parasysh mungesën e burimeve deh të trajnimit të policisë. Kombet e Bashkuara kanë ndaluar të gjitha mallrat përveç disa kategori ushqimesh dhe mjekimet drejt Serbisë. Napolitano tha se ndalimi i importit të karburanteve është bërë prej shqetësimit të përdorimit të tij ushtarak. Karburanti vjen në Shqiëpri nga kompanitë greke e italiane, dhe më tej hynë në Jugosllavi nga Mali i Zi, nga kufiri i liqenit të përbashkët. Nuk dihet me saktësi se çfarë ndodh me karburantin pas kësaj, por shumica e ekspertëve beson se nuk mbetet në Malin e Zi, i cili ka kufij në zonën serbe të Bosnjes, si dhe me Serbinë…

      1. ti je kaq rrot kari se ke fillu e i thu Sales bab. Ik ore nevojtore se as nuk ndyj gojen me varikarsa mjeran si puna jote.

  3. Vetem mos fol mor kriminel serb I lindur ti e shkatarrove,e dogje e kercenove e vrave fizikisht e shpirtrisht kete vend,mallkimet e ketij populli te renshin ty e femijeve e mbesave dhe e te tjereve qe do vijne,Pusht bure.

  4. ti ore moterqir, ti o salih vrimacelsi, ti je po aq pergjegjes sa dhe ram piktori. ju jeni per tu varur ne litar po ku ke cip ti o vrases e hajdut ordiner. ti, like floriri, ram piktori dhe bash kengetari bashk me mona botox jeni te gjith per litar ne sheshin skenderbej. ju more fisqira moret ne qaf nje popull te ter per pushtet e pasuri personali. ju nuk keni asnje ideal. ju jeni kanceri i ketij vendi dhe e keqja me e madhe e shqiperis. ju doni te gjith plumbin ne ball.

  5. foli plaka saleh. foli kjo kukuvajk e qelbur. foli penicilina, foli sali sigurimsi qe i ka ber nje mij e nje te zeza ketij kombi. i vetmi qe pershendeti publikisht vendimin e Macron kur gjith bota e kritikoi. qelbesir

  6. Shikoni sa i ndyre eshte Sali shpella, akuzon te tjeret se genjejne dhe ai vete thote se shumica e vendeve te Europes ishin kundra hapjes negociatatave ne nje kohe kur ishin 25 pro dhe 2 kundra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *