• |
ide | kryesore

Sheffield e zbret Arsenal në vendin e pestë të Premier: Henderson i mohon super golin Xhakës

Sport



Sheffield United i ka bërë një surprizë të hidhur Arsenal, duke e vënë përfund në “Bramall Lane” me golin Lys Mousset, që i shkakton Gunners humbjen e dytë në Premier League. Ka rezultuar një transfertë shumë më e vështirë se e mendonte Emery, që mund ta shmangte humbjen vetëm me silurën e Granit Xhakës, të cilit i mohoi golin ndërhyrja spektakolare e Henderson.

E megjithëse londinezët patën impaktin më të mirë me ndeshjen, duke rrezikuar disa herë në momentet e para, Sheffield mori avantazhin në minutën e 30-të me Mousset, që shfrytëzoi afër portës topin e mbërritur nga goditja e O’Connell, në zhvillimet e një goditje këndi. Arsenal kërkoi barazimin dhe mund ta gjente pak minuta përpara se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes, por goditja e fuqishme e Xhakës gjeti reagimin spektakolar të Dean Henderson.

Emery nuk i ndryshoi dot fatat e ndeshjes, madhe rrezikoi të pësonte edhe golin e dytë, i kapur në tre momente në kundërsulm nga Sheffield United. Humbja e dytë e Arsenalit, që zbret në vendin e pestë me 15 pikë të grumbulluara. Kreu duket një mirazh për Gunners, 10 distanca nga Liverpool, ndërsa tani afrohet edhe Sheffield kërcënues, vetëm tre pikë larg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *