• |
ide | kryesore

Shembulli i Zaev/ Rama: Për ne dielli lindi sërish

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së  Kryesisë së Partisë Socialiste, ku edhe ka komentuar kërkesën e kryedemokratit Lulzim Basha për dorëheqjen  pas “Jo”-së për negociatat.

I pyetur nëse do të largohej nga posti dhe nëse do të shpallte zgjedhje të jashtëzakonshme sikurse homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev, Rama tha se e kishte paralajmëruar një vendim të tillë, duke përsëritur se përgjegjës për këtë situatë janë problemet e brendshme të Bashkimit Evropian.

“E çfarë duhet të them unë? Ata kanë punuar shumë fort dhe nuk kanë lënë gurë pa luajtur për të dështuar procesin. Nuk ia kanë dalë sepse kemi arritur të kapërcejmë pengesën e ngritur në 6 muajt e parë të vitit. Sot është materializuar ajo që paralajmëruam para disa kohësh në të gjitha fjalimet e mia…një konflikt për të ardhmen e BE-së. Në këtë konflikt në këtu apo edhe ata në Maqedoninë e Veriut. Dielli ka dalë përsëri, rruga jonë do të vazhdojë pa asnjë ekuivok,”-tha Rama.

Ndërsa, në lidhje me Reformën Zgjedhora, Rama tha se ajo do të miratohet brenda vitit me të gjitha palët që duan të marrin pjesë. “Do ta bëjmë me të gjithë ata që do të marrin pjesë në proces. Në parlament ka një opozitë që është e përfshirë, ka edhe një karrige bosh për opozitën jashtëparlamentare. Brenda vitet votohet reforma zgjedhore. Me ata që do të binden do të votojmë reformën zgjedhore,”-shtoi kryeministri.

 



6 Comments

  1. Ore keta jane te ikur te gjithe, shqiperia ka nje problem te madh. Ke do vesh ne vend te edit?????? partia socialiste figuren me te pranueshme ka erjon velin…… si ta marresh ate nga kr bashkie ta vesh kr minist. Tao tao ja sben per kr minis,Futja kot. Apo qeveri teknike, sikur sbejne dot numrat ne parlament keta????

    1. Shqiperia ka nje problem, dhe ky eshte Rama! Nuk ka ngelur ky vend pa KM, nuk eshte ky preokupimi.Rama nuk eshte vecse nje injorant uzurpues i posteve..Ta beje si Zaev, te beje zgjedhje te reja..Por ky nuk do te ike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *