• |
ide | kryesore

Shtyrja e negociatave, Mogherini kritika BE-së: Ishte një gabim historik

Lajme, Të fundit



Federica Mogherini, shefja në laegim për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, ka reaguar pas vendimit të Këshillit për moshapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke e kritikuar këtë qëndrim të Unionit.

Në një shkrim në blogun e saj, Mogherini thekson se sipas saj Këshilli bëri një gabim historik, duke shtuar se ajo shpreson se “mund të ndryshohet sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Unë po shkruaj pas vendimit të vështirë të Këshillit Evropian: krerët e shteteve dhe qeveritë kanë shtyrë vendimin për hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të arritur nga të dy vendet dhe kundër këshillave të Komisionit Evropian. Ishte shumë më tepër sesa një mundësi e humbur: është një gabim historik, i cili shpresoj se mund të ndryshohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Këshilli gjithashtu ka marrë dy vendime të rëndësishme: miratoi marrëveshjen e re me Londrën për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian; dhe ajo konfirmoi vendimet që kemi marrë të hënën me Ministrat e Jashtëm për ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në Siri”, shkruan Mogherini.

Javën e shkuar, Këshilli Evropian vendosi që të mos nisë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në dy ditë diskutime mes liderëve të BE, 17-18 tetor, nuk pati një vendim unanim për çeljen e dritës jeshile. Franca, Danimarka dhe Holanda nuk ishin të bindura për përparimin e Shqipërins dhe të Maqedonisë së Veriut duke shtyrë diskutimet për në maj 2020. Pas këtij vendimi, Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa qeveria shqiptare ka bërë fajtore për mos avancimin e rrugëtimit evropian problemet e brendshme të BE-së.



7 Comments

  1. Shqyr Zotit qe nuk ka mbetur historia ne doren tende per ta shkruar, se do na i kishe nxjerr Stalinin, Enverin dhe Arafatin heronj.

  2. Ti cope idiote qe hyre dhi dhe po del jashtqitje nga kreu I diplomacise europiane. Gabimin historik e ke bere ti, eurokomisioneri I zgjerimit Han dhe ambasadoret tuaj karabaxhella qe suportuan, assistuan dhe u kthyen teresisht ne pale me nje rregjim hajdut dhe qe nuk respektoi asnje standart minimal te demokracise. Ju jeni mbeshtetesit e instalimit te krimit ne shoqerite tuaja dhe ne kupolen e politikes shqiptare.

  3. Nese BE ka pasur probleme te permrenshme sic tha karoministri skipetar, perse nuk u prononcove qe ne fillim ? Problemet nuk linden me dt 17 dhe 18 tetor moj qelbesire dhe kokrra e putanes. Apo jeni mesu ju pjellat e kuqe te lani mutin me shurre…… shyqyr qe te ngrejten lecja se edhe nja 4 vjet kete horrin shqiptar do mbroje. Te gjithe ne BE , PE, KE etj e dinin qe puna e qeverise shqiptare ishte nje uturak nje cpuar qe vetem era i kish mbetur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *