• |
ide | kryesore

Video/ Çmenduri në Meksikë: rrahje masive në stadium, 37 të plagosur

Sport, Video



Liga MX, kampionati meksikan, vazhdon të bëjë lajm e për fat të keq jo për motive futbollistike. Nuk ishte shuar ende protesta e Tiburones Veracruz, që për probleme ekonomike protestuan para ndeshjen me Tigres (duke pësuar dy gola, të palëvizshëm në fushë), se sërisht ndodh dicka e pazakontë. E këtë herë është një rrahje masive, që nisi në shkallët e stadiumit e pastaj degjeneroi kudo në ambjentet brenda tij, me një bilanc final, si shpjegon ESPN, prej 37 të plagosurish. Ndeshja në fjalë është ajo mes San Luis e Querétaro, e natyrisht u ndërpre.

Gjithcka ndodhi pak minuta nga fundi, me miqtë në avantazh 0-2. The Sun rrëfen për një debat të shpërthyer në shkallët e stadiumit mes një tifozi të skuadrës vendase e një grupi mbështetësish të Querétaro, që kanë nisur të tallen me ata të San Luis. Në këtë pikë u formuan dy reshtime e nisi një betejë e vërtetë. Imazhet tregojnë tifozë të goditur me shkopinjtë e flamujve ose objekte hekuri, ndërsa pjesa më e madhe e publikut kërkonte të largohej. Tifozët të trembur, pushtuan fushën, por dhuna vazhdoi edhe në terrenin e lojës, pavarësisht se punonjësit e sigurisë kërkuan të ndanin grupet luftuese më ata që nuk donin të kishin fare të bënin me kaosin.

https://www.youtube.com/watch?v=2ObuaR8ddag&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *