• |
ide | kryesore

Vidhnin shtëpi luksoze, goditet banda e shqiptarëve në Spanjë

Lajme, Të fundit



Policia spanjolle ka publikuar pamjet e operacionit që javën e kaluar çoi në prangosjen e një bande shqiptare të specializuar në vjedhjen e banesave luksoze.

Si pjesë e “Operacionit Rinia” të koordinuar me Europolin, u ndaluan tre shqiptarë nga Kosova dhe një shtetas spanjoll, ndërsa një person i pestë me origjinë shqiptare është shpallur në kërkim.

Kërkimet për grupin kriminal nisën pas raportimeve se shumë banesa në zonat qendrore të Madridit dhe rrethinave po binin pre e grabitjeve pa u diktuar.

Disa prej kallëzuesve ishin futbollistë të skuadrave të njohura spanjolle si Atletiko apo Reali i Madridit.

Autoritetet thanë se karaktestikë e grupit ishte qëndrimi vetëm 1 muaj në Spanjë, ndërsa më pas largoheshin në vendet e origjinës ku dyshohet se zhvillonin të njëjtën veprimtari kriminale.

Për shkak të ndërrimit të shpeshtë të shtëpive, automjeteve dhe numrave të kontaktit, autoritetet hasnin vështirësi në gjurmimin e lëvizjeve të tyre.

Mësohet se autorët bashkëpunonin me një argjendar në Madrid me të cilin shkëmbenin stolitë dhe objektet e vjedhura me një sasi floriri.

Gjatë operacionit të arrestimit u sekuestruan 8 makina makina luksoze, pajisje për kryerjen e grabitjeve, argjendurina, para dhe peshore elektronike.

Një nga krerët e bandës mendohet të jetë shqiptar i njohur nga autoritetet edhe në vitin 2007 për vjedhjen me dhunë të një biznesmeni dhe producenti spanjoll.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *