• |
ide | kryesore

Ambasada e SHBA shpjegon shpalljen “non grata” të Dakos, Llallës e Doshit (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka shpërndarë një mesazh paralajmërues për të gjithë politikanët dhe zyrtarët shqiptarë, që janë të përfshirë në korrupsion.

Në një postim në llogarinë e saj zyrtare në “Facebook”, përfaqësia diplomatike amerikane shpjegon nenin 7031 (c), që ndalon zyrtarët e vendeve të huaja për të mos udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara.

Bashkëngjitur postimit, ambasada amerikane ka ndarë me ndjekësit një video ku bën me dije se plot 100 zyrtarë, 14 prej të cilëve shqiptarë, janë shpallur “non grata” dhe nuk lejohen të shkelin më kurrë në Amerikë, po ashtu as familjarët e tyre.

Në këtë video, ambasada u referohet disa prej rasteve të zyrtarëve shqiptarë, të cilat janë bërë publikë edhe më parë si persona “të padëshiruar” nga Amerika, siç janë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, dhe deputeti Tomi Doshi.

 

Më tej, shtohet se raste të tjera do të publikohen në të ardhmen.

POSTIMI I PLOTË

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit.

 

 

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/437730740134648/?v=437730740134648



9 Comments

  1. Nje pyetje te sinqerte kisha une; “U plas shume bytha per te vajtur ne Amerike ketyre te ndaluarve?!!! Me gjithe leket qe kane bere, ata mund te jetojne ne mes te lluksit ne çdo cep te botes. Ky qenka denimi per te korruptuarit e kriminelet, nuk i lene te vene ne Amerike?!!!”

    1. Jam dakort me ty, duket shum e pa vlere po ta shohesh ne pamje te pare por eshte shum fatale ne plan afatgjat. Aty shof edhe femijet e tyre qe mund te jen nen 10 vjec dhe te penalizohen per gjith jeten i bie qe keto nuk do shkojne atje edhe nese behen Deputet, Ministra, President, Sportiste, Kengetare, etj etj… Ketu ne Shqiperi keto bejne jete luksi por jo per shume kohe, sepse drejtesia do vije dhe ketyre do i mbyllen dyert ngado qe shkojne, pergjithmone…

      1. Arsyetmi yt qendron nese te gjitha vendet u ndalojne hyrjen. Po ne kushtet aktuale kur keta mund te jetojne te lumtur per breza te tere, ne cdo cep te botes, kjo lloj politike e Amerikes eshte demagogji e paster! Me ate “drejtesia do te vije ne shqiperi” pastaj… mund te te them vetem se fole si ato miset ne pasarele kur thone “me quajne filane, jam kaq vjeçe dhe dua paqen ne bote”.

  2. Kjo tregon se keta amerikanet I quajn shqiptAret majmuna ce duan ameriken ata te dhjesen ne te
    Po kan vjedhura dergo policet e arrestoi
    Keta amerikanet pse e qasen Edvinin te birin e kristaqi e te nipin e spiros

    1. Cili ligj thote qe Amerika mund te fusi policine e saj dhe ti arrestoje? E zeme se theu ligjet dhe i arrestoi, si do reagoje shtetet e tjera te botes nqs Amerika futet me dhune, do jet kercenim edhe per ata besoj? Shqiperine e bejne ose e shkaterrojne vetem Shqiptaret. Mua nuk me duken ndryshe nga majmunet, po ti shofesh vetem banda droge, skifterash jane, gjith kriminel.

  3. Arsyetmi yt qendron nese te gjitha vendet u ndalojne hyrjen. Po ne kushtet aktuale kur keta mund te jetojne te lumtur per breza te tere, ne cdo cep te botes, kjo lloj politike e Amerikes eshte demagogji e paster! Me ate “drejtesia do te vije ne shqiperi” pastaj… mund te te them vetem se fole si ato miset ne pasarele kur thone “me quajne filane, jam kaq vjeçe dhe dua paqen ne bote”.

  4. Jo vetëm këta të tre, por SHBA do të bënte mirë që tju a ndalonte hyrjen edhe nja treqind funksionarëve partiakë e shtetërorë shqiptarë për të cilët kanë fakte që ju a provojnë fajësinë.
    Por veçanërisht ne shqiptarëve që provuam diktaturën komuniste, kur për shkak të prindërve dënoheshin, burgoseshin e internoheshin jo vetëm familja e ngushtë por edhe farefisi, ky lloj dënimi familjar na duket si i dyshimtë.
    Mandej ka edhe diçka tjetër.
    Shqiptarëve ju është thënë nga ambasada amerikane, se do të jetë “reformimi i drejtësisë” ai që do të vendosë drejtësinë e pamvarur në Shqipëri.
    Për të tre shqiptarët që përmenden si të “ndëshkuar” nga DASH, nuk dijmë që ndonjë gjykatë në Shqipëri apo SHBA të ketë marë ndonjë vendim të prerë gjyqësor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *