• |
ide | kryesore

Banorët e alarmuar njoftojnë policinë. Kapet në flagrancë 47-vjeçari që po qëllonte me armë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Banorët në Derven të Krujës janë alarmuar pasi kanë degjuar të shtëna me armë zjarri.

Kanë telefonuar për ndihmë policinë, e cila ka ndërhyrë në kohë dhe ka arrestuar autorin, një burrë 47-vjecar qe po qëllonte në ajër me armë zjarri.

“Në numrin 112 të Komisariatit të Policisë Krujë kanë ardhur telefonata nga banorët e fshatit Derven se një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër. Menjëherë shërbimet e Policisë Krujë janë nisur në drejtim të adresës së dhënë, ku shtetasi që qëllonte me armë zjarri në ajër u largua sapo pa forcat e Policisë”- njofton policia.

Pas krehjes së zonës dhe bashkëpunimit me banorët, Policia lokalizoi, kapi dhe arrestoi në flagrancë shtetasin: A. S., 47 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë.

Gjithashtu Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe disa fishekë luftarakë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *