• |
ide | kryesore

Champions/ Raundi i tretë, shansi i fundit i Real Madrid?

F1, Sport



Rikthehen emocionet e futbollit të madh në fushat e lojës. Raundi i tretë i Champions League mund të jetë një hap drejt kualifikimit për të gjitha skuadrat pretendente, por për Real Madrid është një mundësi për të mos u cuar dëm: merengues në vendin e fundit të Grupit A, duhet të fitojnë me cdo kusht në “ferrin” e Galatasaray, për veten dhe për Zinedine Zidane, që rrezikon pankinën në 90 minutat e Stambollit.

Pikërisht në Grupin A, Blancos duhet të gjejnë fitoren e parë dhe të kenë vëmendjen edhe në sfidën tjetër të grupit, atë në Bryzh, ku visitor është PSG që deri tani njeh vetëm fitore. Zidane, që nga 2002 kur ishte ende lojtar në fushë, nuk ka përjetuar situatë më të vështirë me Real. Por atëherë ishte vetë në fushë, ndërsa tani duhet të presë nga Bale, Benzema e Hazard.

Suksesi i fundit i Bayern Mynih në grupin B ishte ai në transfertën e Tottenham, por që atëherë bavarezët nuk kanë përjetuar ditë të mira. Barazimi në kampionat i ka kthyer polemikat në Mynih dhe Kovac në transfertën e Olympiacos duhet të bëjë kujdes, për të qetësuar situatën. Për Tottenham është shumë e rëndësishme sfida në shtëpi me Crvena Zvezda. Nënkampionët e Europës nuk kanë asnjë fitore dhe mbyllin renditjen: nëse kërkojnë kualifikimin, duhet të fitojnë sonte në mbrëmje.

Pavarësisht elozheve për lojën e Atalantës dhe teknikut Gasperini, për italianët do të jetë një mbrëmje shumë e vështirë kundër Manchester City. Guardiola me pikë të plota kërkon ët mbyllë diskutimin kualifikim, ndërsa bergamaskët kanë pësuar vetëm humbje. Shakhtar e Dinamo Zagreb do të vendosin forcën e dytë të grupit.

Në Grupin D Atletiko e Juventus do të kërkojnë të hedhin hapin drejt kualifikimit. Spanjollët do tëp resin në shtëpi Leverkusen të vendit të fundit, ndërsa Juventus ka sfidë me Lokomotivën e Moskës, që i rrezikon jo pak, duke qenë se është në kuotën e 3 pikëve.

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP A
21:00 Club Brugge ? – ? Paris Saint-Germain
21:00 Galatasaray ? – ? Real Madrid
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP B
21:00 Olympiacos ? – ? FC Bayern München
21:00 Tottenham Hotspur ? – ? FK Crvena Zvezda
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP C
18:55 Shakhtar Donetsk ? – ? Dinamo Zagreb
21:00 Manchester City ? – ? Atalanta
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP D
18:55 Atletico Madrid ? – ? Bayer Leverkusen
21:00 Juventus ? – ? Lokomotiv Moscow



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *