• |
ide | kryesore

Grida Duma: Të ndryshohet sistemi zgjedhor, lista të hapura

Lajme, Të fundit



Opozita kërkon ndryshim të sistemit. E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, ish-deputetja e PD, Grida Duma thotë se propozimet e opozitës janë parlamenti dydhomësh, lista të hapura dhe prag më të ulët.

“Është folur për Parlament dydhomësh, është folur për lista të hapura, është folur për referendume të drejtpërdrejta dhe për një prag më të ulët. Flitet për të gjitha axhustimet që kanë të bëjnë me ndëshkimin e krimit elektoral. Të gjitha këto janë një paketë që shkon drejt ndryshimit të sistemit. Kjo është reforma zgjedhore. Nuk është disa rregullime në ligj të kodit elektoral. Unë e shikoj objektiv qëndrimin e PD dhe aleatëve opozitarë që e vënë theksin tek shenjat e vullnetit politik”, tha Duma.

Sipas saj, një sistem si ai i Kosovës është i përshtatshëm edhe për Shqipërinë.

“Për mua listat e hapura proporcionale kombëtare janë vlerë për Shqipërinë. Unë mendoj që sistemi i Kosovës është i përshtatshëm për Shqipërinë. Sepse mendoj se kredibiliteti i politikës është në ditën më të keqe. Shoqëria e ka izoluar politikën në pak njerëz, se njerëzit marrin pak pjesë në demokraci dhe kemi një demokraci shumë larg ndaj të drejtpërdrejtës. Pra sa kohë institucionet janë maliq dhe jo ligj minimalja që duhet të bëjmë është ti thërrasim njerëzit në demokraci të drejtpërdrejtë”, theksoi më tej ish-deputetja demokrate.



8 Comments

  1. Qendrim altruist, sepse Grida edhe brenda PD-se fitoi prej kuotave gjinore. Grida eshte nga ato personazhe per te cilet ekziston nje paragjykim negativ jo komplet i arsyetuar. Per formim nuk krahasohet fjala vjen me Elisen, por trajtohet pothuajse njesoj si ajo. Padrejtesi eshte

  2. Shume mire ! Kshu do veteperjashtohesh me nder ,ke humb 3 fushata per kryetare bashkie,per deputete (humbe ne shkoze) por fitove nga renditja,gjithashtu dhe si drejtuese e departamentit te marredhenieve me publikun ne pd ne 2015-2017 dhe solle humbje . Cfare mendsh po jep? Jep experiencen tende si humbese jo si teoriciene .

  3. Eshte e sakte konstatimi se shoqeria shqiptare e ka izoluar e injoruar politiken. Shifni shifrat e pjesmarjeve ne zgjedhje, dhe sidomos shifni sasine e paket e pothuaj po ato njerez ne forumet e partive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *