• |
ide | kryesore

Të shtëna në Fushë-Bulqizë, grabitet me armë zyra postare

Lajme, Të fundit

Të shtëna armësh janë dëgjuar pak minuta më parë në Fushë Bulqizë.

Nga informacionet paraprake që vijnë nga terreni, mësohet se persona të maskuar kanë grabitur një shumë prej rreth 460 mijë lekë të reja në zyrën postare nën kërcënimin e armës.

Sipas dëshmitarëve, në vendngjarje ka patur edhe të shtëna, por ende nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë, forcat policore kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. ©Lapsi.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu