• |
ide | kryesore

Menaxherët pasanikë të futbollit: Mendes e Raiola dorëzohen para atij të Bale

Sport



Revista Forbes ka formuar listën e menaxherëve që fitojnë më shumë në botë, nga komisionet në operacionet e merkatos. Menaxherët në fakt jetojnë me një mision të vetëm: ti bëjnë lojtarët e tyre të transferohen sa më shumë të mundin, duke përfituar komisione të bollshme. Nisur nga kjo, revista Forbes ka përzgjedhur renditjen e 50 menaxherëve më të fuqishëm në botë: ku mes pesë të parëve janë natyrisht Jorge Mendes e Mino Raiola, por asnjë prej të dyve nuk arriti të marrë vendin e parë. Në klasifikimin 2019 nuk janë vetëm menaxherët e futbollit, që në krahasim me sportet e tjerë ka një benefit të madh. Përfaqësuesve që marrin pjesë në transferime i vendosen limite të vogla dhe komisionet mund të arrijnë maksimumi në 10%, ndryshe nga sa ndodh në sporte të tjera: MLB (5%), NBA (4%), NHL (4%), NFL (3%) janë shumë larg.

Jonathan Barnett, menaxheri i Gareth Bale, ka marrë vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm të menaxherëve që përfitojnë më shumë në botë: pasuria e britanikut është talenti uellsian, që ka bërë të fitojë shumë kur kaloi nga Tottenham tek Real Madrid në 2013. Menaxheri e pronari i grupit Stellar ka mbyllur kontrata me vlerë 1165,7 milionë euro, nga të cilat ka përfituar 114,8 milionë komisione. Përvec Bale mes të asistuarve të tij janë edhe Saúl (Atletico), Shaw (Manchester United), Fosu-Mensah (Manchester United), Maxi Gomez (Valencia) e Joe Hart (Burnley).

Pas shpinës së tij, mes menaxherëve të futbollit është Jorge Mendes, i treti në këtë klasifikim special: portugezi asiston Cristiano Ronaldo e administron shoqërinë Gestifute me të cilën ka arkëtuar 1076 milioni euro e komisione të barabart me 105.8 milionë. Në listën e tij janë yjet João Felix (Atletico), James Rodriguez (Real Madrid), Diego Costa (Atletico), Di Maria (Psg), Joao Cancelo (Manchester City): me një skuadër të tillë, në të ardhmen Mendes mund të marrë edhe vendin e parë.

Vetëm i pesti në renditjen e përgjithshme, i treti për futbollin, është Mino Raiola me një arkëtim prej 630,3 milionë euro, që e kanë bërë të përfitojë një bonus prej 63 milionë. Në skuadrën e italianit spikasin Paul Pogba (Manchester United), Zlatan Ibrahimovic (Los Angeles Galaxy), Lorenzo Insigne (Napoli), Marco Verratti (Psg) e Matthijs de Ligt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *