• |
ide | kryesore

Negociatat/ Zbardhet debati në PS, Majko dhe Xhafaj përplasen me Ramën

Lajme, Të fundit



Moshapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ka shkaktuar debate në radhët e Partisë Socialiste.

Sipas mbulimit të mbledhjes së djeshme të Kryesisë së PS-së nga e përditshmja “Panorama”, pas zgjedhjes së dy bashkëkryetarëve socialistë në rang bashkie (një burrë dhe një grua, një normë e re statutore), ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka kërkuar mbajtjen e një qëndrimi për çështjen e negociatave.

Mësohet se Xhafaj është pasuar dhe nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili madje i ka drejtuar kritika dhe ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakajt, në lidhje me deklarimin e tij se në dallim nga qeveria maqedonase, kreu i të cilës, Zoran Zaev shpalli zgjedhje të parakohshme, ekzekutivi shqiptar nuk kishte premtuar hapjen e negociatave. “Genci nuk duhet të bënte atë deklaratë, sipas të cilit, ‘unë (ai) dhe Kryeministri Rama nuk kemi premtuar hapjen e negociatave’.”- citohet të ketë thënë Majko.

Sipas Majkos, shqiptarët prisnin vetëm hapjen e negociatave dhe asnjë përgjigje tjetër. “Prandaj, unë them se ne si Kryesi duhet të dalim me një qëndrim për këtë vendim të Këshillit Europian dhe duhet të kemi një qëndrim në logjikën edhe të zhvillimeve në rajon.”- ka shtuar ministri.

Ndërsa, kryeministri, në të njëjtën mënyrë siç u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha, u ka thënë anëtarëve të Kryesisë së PS-së se qeveria ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara nga Komisioni Europian. Mandej, kryesocialisti ka cituar edhe Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, por dhe kryeministrin Italian, Giuseppe Konte, të cilët u shprehën se refuzimi i hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një gabim i madh historik. ©Lapsi.al

 



11 Comments

  1. NUK KA ME PARTI SOCIALISTE KA RILIDJEOGJISTE ME CAKAJN AI ME TE VERTET SKISHTE PREMTUAR NEGOCIATA DHE SDO E BEJ ASNJEHER SEPSI ESHTE BEDEL ESHTE DHE DO NGELET PERHER BEDEL ‘

  2. O pandeli po dil o burre merr frenat e PS dhe qeverisjes nqs do qe te mbete ndonje imajte ne Shqiperi. Nuk e kupton qe Rama ka kaluar cdo limit e mundshem dhe nuk durohet me?

  3. Socialistet po tregohen budallenje.Me majkon ne krye, opozita s’do kishte shanse te fitonte zgjedhjet. Kurse me Ramen ne kryes, po u bene zgjedhje te ndershme, ne rastin me te mire PS do merrte vetem 10%.Pakenaqesia ndaj rames ka arritur ne piken qe smban me, dhe natyrisht jo vetemer per shkak te negociatave

  4. Trupi, e zemra e vjeter, me kostum demokracie nuk mund te jape ate qe jape zhvillim, por vetem mashtrim. Keshtu jane edhe keta qe dalin si pleshta, nga trupi i se shkuares komuniste. Mos prisni se ndryshojne kuqalet e trashegimteret e tyre. Ky eshte sistemi qe mashtruan keta e qe po vegjetojne ne mashtrim si kryetari ityre bandit.

  5. Keta jan zera te mbytur keta bèjn presion te jen ne lista se Po afrohen zgjedhjet. Socialist duhen te ngrihen foet kundra kesaj bande hajdutesh sa nuk esht von mos te kasandiset si pasoku do Jet von

  6. Lere mos e pyt, perplasje e madhe. Debat i rende fare..jane kacafyt per principe e virtyte te larta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *