• |
ide | kryesore

“Nuk e dija që ishte stadium”: përjashtohet parashutisti i Mapei Stadium

Sport

Prokuroria e Reggio Emilia ka nisur procedurat për ndalimin e marrjes pjesë në aktivitete sportive kundër parashutistit, që të dielën e kaluar zbriti në fushën e Mapei Stadium, gjatë ndeshjes së Serie A mes Sassuolo e Inter. Protagonist i kësaj ndërhyrje jashtë programit ishte një 36 vjecar, rezident milanez, që ishte nisur me veshjen speciale nga aeroporti i afërt “Campovolo”.

Kundër tij është një denoncim për invazion fushe në kohën kur “aksioni i ndërmarrë mund të rrezikonte rëndë publikun e shumtë prezent në stadium dhe lojtarët në fushë”, ashtu si lexohet në komunikatën e lëshuar nga Policia. Parashutisti ekspert, me më shumë se 900 hedhje e 10 vjet eksperiencë, ishte justifikuar, duke treguar për shtypin lokal se ka patur “një problem të lehtë me fluturimin” pas hedhjes e se në atë pikë zgjidhi një “ulje emergjence” edhe pse nga lart “nuk e kishte kuptuar se ai kuadrat jeshil ishte një stadium”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu