• |
ide | kryesore

Policia “bën namin”, vendos 1 346 gjoba vetëm gjatë ditëve të fundit

Lajme, Të fundit



Policia Rrugore në të gjithë vendin, vijon bashkëpunimin me komunitetin, duke reaguar ndaj ankesave dhe shkeljeve të adresuara nga qytetarët çdo ditë.

Policia thotë se vetëm gjatë ditëve të fundit, në adresë të Komisariatit Dixhital, në numrin e emergjencave 112 dhe në adresa të tjera zyrtare të Policisë së Shtetit janë administruar 1 149 ankesa për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shkeljet konstatojnë në parkime të gabuara, qarkullim në korsitë e shërbimit publik dhe për biçikleta, shkelje të semaforit, xhirime gomash e veprime të tjera të rrezikshme në qendrat e banuara, shkelje të cilat janë rrezik i shtuar jo vetëm për drejtuesit e mjeteve, por edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

“Si rezultat i reagimit dhe verifikimit në kohë të çdo ankese, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka vendosur 1 346 masa administrative, 123 prej tyre me sanksion plotësues i janë përcjellë për shqyrtim të mëtejshëm Organeve Administrative Shtetërore, në territorin e të cilave janë konstatuar shkeljet respektive”, thotë policia.



1 Comment

  1. O BURRRRRRRRRRRAAAAAAAAA YXHYM , QIJINI EDHE NE BYTHE KETE POPULL PO PATI MUNDESI , SE KESHTU I VINI HAKUT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *