• |
ide | kryesore

Reforma Zgjedhore/ Ngrihen grupet e punës, ndahen detyrat për mazhorancën dhe opozitën

Lajme, Të fundit



Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore do të mblidhet mëngjesin e kësaj të enjteje, për të konstituar tre grupet e punës të ngritura për t’u dhënë përgjigje prioriteteve të palëve të përfshira në këtë proces.

Grupi i punës nga Partia Socialiste përbëhet nga deputetët Damian Gjiknuri dhe Bashkim Fino, ndërsa nga radhët e opozitës parlamentare është zgjedhur Myslim Murrizi dhe Nimet Musaj. Lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me financimin e partive politike në zgjedhje, grupi punës socialist përbëhet nga deputetja Blerina Gjylameti dhe Klotilda Ferhati, si edhe nga opozitarët Arben Elezi dhe Ralf Gjoni. Ndërkaq, grupi i tretë i cili do diskutojë mbi një ndër prioritetet e mazhorancës, atë të garantimit të votës së emigrantëve, do përbëhet nga Alket Hyseni dhe Adnor Shameti nga PS dhe Korab Lita e Adriatik Alimadhi të minorancës.

Mësohet se në mbledhjen e së enjtes do të prezantohet paketa e parë që adreson rekomandimet e ODIHR-it për fushatën zgjedhore, kuotat gjinore, financimin e fushatës, regjistrimin e subjekteve dhe abuzimin e administrës.

Ditët e fundit, kryeminitri Edi Rama ka deklaruar se miratimi i Reformës Zgjedhore do të kalojë në dy faza. Në të parën, e cila synohet të miratohet brenda muajit dhjetor të këtij viti, bëjnë pjesë ndryshimet ligjore, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR në tre zgjedhjet e fundit. Ndërkohë, në fazën e dytë do të diskutohen çështje që kanë më tepër peshë politike, si: vota e emigratëve, mundësia për rishikimin e sistemit zgjedhor dhe aplikimi i teknologjisë në zgjedhje.

Realizimi i Reformës Zgjedhore ishte një nga kushtet imediate të vendosura për t’u përmbushur nga Bundestagu gjerman në këmbim të dhënies së pëlqimit të kushtëzuar për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, që u shtynë sërish, si rezultat i mungesës së unanimitet në Këshillin Evropian, kryesisht nga oponenca e fortë e Francës, Holandës dhe Danimarkës.



4 Comments

  1. Fjalet qe nuk do te kisha deshire ti lexoja ne kete artikull :
    1) KONSTITUUAR = Krijuar
    2) PRIORITETEVE = Perparesive
    3) MAZHORANCES / MINORANCES = Shumices parlamentare / Pakices parlamentare
    4) REKOMANDIMET = Porosite / Verejtjet ( ? )
    5) ABUZIMI i administrates = Keqperdorimi i …. ( ? )
    6) IMEDIATE = ( ? )
    7) NEGOCIATA = Bisedime ( ? )

  2. E po avash avash dhe gjuha jon amtare po shuhet dhe te rrin keta qe duan ta sundojn Shqiperin pa Shqipetar se ne qe jemi vendas quhemi te huaj rrini rrini o llumi i Shqipetaris se ne po ikim.

  3. Kur ngelet per ti zgjidh hallet e Shqiperise kurvi i kurvit me karakurven e kurvava qar te bejm ne vetem te ikim nga ky vend se na ben si veten keta minje gjirizash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *