• |
ide | kryesore

Shay Mitchell, mama pas 32 orësh pritjeje (Video)

Paparazzi, Slider



Shay Mitchell u bë dje për herë të parë nëna e një vogëlusheje. 32-vjeçarja e bëri vetë të ditur lajmin, përmes këtij postimi nën të cilin shkruante: “S’do të të lëshojë kurrë.”

U deshën vetëm disa orë qetësie, për të ndarë me gjithë fansat, eksperiencën e vërtet të gjithë procesit të lindjes!

Aktorja e “Pretty Little Liars”, ka publikuar një video ku tregon gjithçka kaloi për 32 orë, derisa bebi zgjodhi të dalë.

Në video, tregohet çdo përpjekje e saj dhe e mjekëve për të bërë të mundur që bebi të dalë sa ë shpejt. Pavarësisht përpjekjeve, vajza erdhi pas plot 32 orëve pritje.

Mes pagjumësisë, lotëve, dhimbjes dhe padurimit Shay pasqyroi atë çfarë pothuajse çdo grua kalon në një proces si ky i lindjes.

Në videon prej 11 minutash duket se partneri i saj Matte ishte gjatë gjithë kohës i pranishëm atje, derisa momenti i shumëpritur erdhi!

“Kjo është padyshim eksperienca më e fortë që kam kaluar në jetën time. Unë dhe ai tani jemi prindër dhe s’po e besoj akoma!  Menduam se të shtatzënia ishte një udhëtim i gjatë, por tani po kuptojmë që sapo kemi filluar. Isha 99% e lumtur që u takova me të dhe 1% e emocionuar që po ha diçka!”- dëgjohet të thotë aktorja.

Pritja e Mitchell erdhi si pasojë e shmangies së operacionit çezarian, të cilin aktorja nuk e preferonte. Lindja natyrale zgjati një pafundësi, por me të ardhur bebushja gjithçka u harrua.

https://youtu.be/vCiDi0uUTo4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *