• |
ide | kryesore

SHBA miraton protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO

Lajme



Senati amerikan ka miratuar Protokollin për anëtarësim e Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO).

Sipas rezultateve të publikuara, 84 senatorë kanë votua “pro”, 14 të tjerë nuk morën pjesë në votim, ndërsa vetëm dy senatorë, respektivisht, një nga Juta dhe një nga Kentucky votuan “kundër”.

 

Ratifikimi i këtij protokolli është një shtysë e fortë që i jepet anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në aleancën paqeruajtëse të NATO-s.

Maqedonia e Veriut ka qenë peng i mosmarrëveshjeve për çështjen e emrit me Greqinë. Ky ngërç, i cili prej shumë vitesh u bë pengesë e aspiratave të shtetit fqinj, gjeti zgjidhje me arritjen e marrëveshjes së Prespës mes kryeministrit Zoran Zaev dhe ish-homologut të tij grek, Aleksis Tsipras.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *