• |
ide | kryesore

Teuta si Juventusi, Shkëmbi shpërthen në konferencë për shtyp: “22 pasime deri tek perla e Kallakut”

Sport



Teuta shkon në Lac për të mbyllur fazën e parë të Superiores si kryesuese. Durrsakët kanë mbrojtjen më të mirë të kampionatit me vetëm tre gola të pësuar në tetë javë, por gjërat nuk është se shkojnë po kaq mirë në sulm. Durrsakët kanë një prej sulmeve më pak produktivë të Superiores, por kjo nuk e shqetëson Shkëmbin, që i sheh pikët njësoj si kundër Flamurtarit ashtu dhe kundër Kukësit.

Tekniku ka shpërthyer në konferencën për shtyp, duke kritikuar për mungesë vëmendje ata që e konsiderojnë apatike në sulm Teutën: “Nuk e di nëse e keni vënë re, por shoh që nuk e keni vënë – sulmoi Shkëmbi – se skuadra bëri 22 pasime deri tek perla e Kallakut. Praktikisht nga portieri, të gjithë janë përfshirë në aksion dhe jam i lumtur për ta. Nuk mendoj se Flamurtari ishte aq dobët sa thuhet dhe në fund për ta mbyllur tre pikët janë njësoj si kundër Flamurtarit ashtu dhe Kukësit”.

Tani radhën e ka Laci, një ndeshje që natyrisht nuk mund të konsiderohet e lehtë, për motivimet që kanë kurbinasit në shtëpi dhe për faktin se skuadrës së Cungut i mungojnë shumë pikë në klasifikim. Tekniku Bledi Shkëmbi e ka të qartë cfarë ndeshje e prêt, ndaj dhe paralajmëron të tijtë se duhet të jenë në maksimumin e tyre për të dalë fitues kundër bardhezinjve.

Teuta me 15 pikë është e vetme në krye të klasifikimit, edhe pse Tirana e Partizani dihasin një pikë prapa. Nuk lejohen gabimet, por Laci, me 7 pikë, është një kundërshtar problematic, me një organikë ndryshe nga sa thonë shifrat…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *