• |
ide | kryesore

Tha se paditi gazetarin e “Bild” për përgjimet, por Rama doli blof

Lajme, Të fundit



Gazetari i gazetës gjermane ‘BILD’ Peter Tiede në një komunikim për FaxNews ka zbuluar se nuk ka asnjë padi gjyqësore nga kryeministri Edi Rama ndaj tij apo gazetës ‘Bild’, e cila disa kohë më parë publikoi përgjimet e shitblerjes së votave dhe që kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se i ka dhënë prokurën avokatit Matthias Prinz për nisjen e procesit gjyqësor, per t’ia lënë kështu në dorë autoriteteve gjermane të vendosin për vërtetësinë e akuzave.

Megjithatë sipas Tiede, një hap i tillë nuk ka ndodhur dhe se nuk ka asnjë procedim penal apo padi në gjykate ndaj tij apo ‘BILD.

“Nuk ka ndodhur aspak një gjë e tillë. Një muaj më parë erdhi thjesht një letër nga avokati i kryeministrit tuaj, një letër me dengla në të cilën thuhej se kryeministri nuk ka qenë kurrë në lidhje me krimin apo mafian, që votat nuk janë blerë.

Përgjigja jonë është se e gjithë kjo është pa sens, e pakuptimtë. Nuk ka asgjë, asgjë me të vërtetë. Asnjë procedurë, asnjë padi, asgjë… Avokati i kryeminstrit duhet të kishte shkuar në gjykatë, por nuk ka shkuar, e as ne nuk jemi thirrur. Nuk ka asgjë ndaj meje dhe as ‘Bild’-it në gjykatë apo ndokund tjetër” – tha Tiede.



4 Comments

  1. Padija ishte pre konsum te brenxshem dhe per te trembur gazetaret “trima” te ketij vendi, akoma nuk e keni kuptuar personin qe keni ne krye te qeverise???!!!

  2. Shalëgjati me brekushe të ha munë në Gjermani. Nuk është BILD Ballkan webi i lopës gazetare që jargavitet duke mbrojt kriminelin plep sorrash.

  3. Me mendesi krejt komuniste, Rama kujton se te tille intelektualve evropiane si Tiede i ha palla per kesi letrash fleterrufe post-enveriste.
    Tiede nuk do te ihste fyer po ta kishin paditur realisht.
    Por keto letra a ankesa personale te papagajve te Rames e kane fyer rende, dukshem, duke mos e njohur mire sic shqiptaret e njohin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *