• |
ide | kryesore

Tusk e Juncker: Vendimi për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut një gabim

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk ka raportuar mëngjesin e kësaj të marte në parlamentin evropian në Strasburg mbi diskutimet e samitit të BE-së zhvilluar javën e kaluar ne Bruksel.

“Liderët e BE patën një debat të vështirë mbi zgjerimin në këshillin e BE-së. Pas rekomandimit të qartë të Komisionit Europian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pavarësisht kësaj, unanimiteti i kërkuar nuk ishte i mundur javën që lamë pas.

Sipas opinionit tim, ky ishte një gabim të cilin ua kam thënë liderëve të BE-së madje ishte pak më i drejtpërdrejtë. Tani vetëm mund të shpresoj se liderët e BE-së të nxjerrin konkluzionet e duhura dhe ta diskutojnë procesin e zgjerimit përpara samitit të Zagrebit që mbahet në Maj të vitit 2020” – u shpreh Tusk.

Edhe presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Juncker u ndal te vendimi i BE-së për negociatat.

Do të flasim për zgjerimin zoti President dhe jam shumë i zhgënjyer nga mungesa e vendimit të Këshillit të BE-së. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kishin të drejtën për të nisur negociatat. Ishte gabim shumë i madh që nuk u hapën negociatat me këto dy vende. Ishte një gabim shumë i madh sepse ndikon në zemër të këtyre dy vendeve dhe krijon idenë se edhe pse bëni premtime, nuk i mbani ato dhe askush nuk na respekton në botë nëse e bëjmë këtë.” tha Juncker



1 Comment

  1. Nje gabim i madh eshte ber me Shqiperin por fajtor jeni ju soti tusk mogerin junker hahn qe mashtruat sepse Europa tani nxjer ne pa deshtimin dhe inkriminimin tuaj me mafien prandaj ju keni frik sepse tani Europa ka kerkuar edhe per ju te hetoheni cfar u shtyu qe te beni kete sabotim ne shqiperi dhe te mashtroni institucionet Europiane mafia apo korupsioni i larte qe ju keni mbeshtetur fort prandaj tani ata kerkojn se sa rezultat kan dhene reformat tuaja dhe te qeverise ne fakt ne Shqiperi prandaj jeni shqetsuar shume z. Tusk se u dolen lakrat sheshit mashtrusa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *