• |
ide | kryesore

Video emocionuese, Boca Juniors bëhet gati për Superclasico, River mbërrin me autoblind

Sport, Video



Pasi pushtuan lajmet kryesore muaj më parë, me përplasjen në finalen e Kupës Libertadores, Boca Juniors e River Plate janë gati për një tjetër kapitull të një epopoeje të nisur 11 vjet më parë. Boca Juniors kërkon hakmarrjen e njëkohësisht të arrijë përsëri në finalen e Libertadores, por në të dyja rastet duket të rikuperojë 2-0 e ndeshjes së parë, të pësuar në fushën e River Plate.

Buenos Aires vlon për Superklasiken e 375° të historisë (251° zyrtare), ajo që vlen kualifikimin në finalen e ardhshme të Kupës Libertadores. Në një qytet të blinduar, duke nisur nga pasditja, Boca e River përgatiten për sfidën. Ngjarjet e ndodhura vitin e kaluar kanë bërë që në detyrë të thirren forca të shumta sigurie: 2000 agjentë të asistuar me dron e dhjetëra telekamera të shpërndara edhe në rrugët pranë impiantit, për të mbajtur nën kontroll rreth 50 mijë spektatorët që parashikohet të jenë në Bombonera. Ardhja e River në stadium do të shoqërohet nga 50 policë me motor, drone e patrlla speciale, ndërsa skuadra do të udhëtojë me mjet të blinduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *