• |
ide | kryesore

VIDEO/ Reagon gazetarja e “Tv Apollon”: E vërteta e sharjeve në studio

Syri i Lapsit

Moderatorja e televizionit lokal të Fierit, “Tv Apollon” Marsela Topi ka reaguar pas videos që bëri xhiron e rrjetit këtë të martë për shkak të fjalorit banal të përdorur në një studio televizive. Në një prononcim për Newsbomb.al, ajo ka treguar se nuk i është drejtuar kolegëve të saj, por dy personave që shoqëronin njërin nga të ftuarit të cilët ndërhynin gjatë gjithë kohës, duke i shkaktuar një stres të padurueshëm.

“Nuk u kam thënë kolegëve te mi, por dy personave që po shoqëronin Z. Cakrani. Ndërhynin gjatë gjithë kohës, duke shkaktuar një stres të padurueshëm. Emisioni është transmetuar në mbrëmje pas montazhit. Është regjistrim dhe këtë ua faktoj kur të dëshironi. Zakonisht emisioni fillon në orën 21:00.

Atë ditë pas montimit, filloi rreth orës 21:40. Këtë frazë montazhieri e ruajti për të më treguar se sa nervoze isha bërë. Une jam në komunikim të drejtpërdrejtë me teleshikuesit prej gati 2 vitesh, në emisione të drejtpërdrejta. Nuk kam dal asnjëherë nga vetja live”, – u shpreh Marsela Topi.

Më tej moderatorja ka shtuar se publikimi i videos është përpjekje për t’i prishur imazhin dhe një sulm politik.

“Jam e bindur që kjo është thjesht një përpjekje për të më prishur imazhin, ose pse jo dhe një sulm politik. Përpiqem të jem sa më objektive në punën time, duke fituar zemrat e publikut të cilët më përcjellin çdo ditë konsideratat e tyre. Nuk ka staf në botë që pas kuintave, nuk është i lirshëm mes kolegëve. Është thjesht dashakeqësi’, – deklaron Topi. ©LAPSI.al

7 Comments

  1. “Nuk ka staf në botë që pas kuintave, nuk është i lirshëm mes kolegëve. “… Kjo shkonka ne shtepi me barkun dhe gojen plot me sekrecione kolegesh…

  2. Ti e ke zene vendin me byth. Je aq e trash sa thua “Jam e bindur që kjo është thjesht një përpjekje për të më prishur imazhin, ose pse jo dhe një sulm politik“. Te prishesh imazhin do te thote qe dikush ka publikuar dicka te pavertete. Ne video ke dal ti e askush tjeter. Ke marr persiper te jesh person publik, duhet ti vesh fre gojes dhe kemebt ti mbash mbyllur. E sa per sulm politik mos ja bej qefin vetes, apo e thua qe sekretari i partise qe te ka gjetur pune te mendoj qe per shkak “te sulmit” qe te eshte bere te te gjej nje pozicin pune me larte?

  3. Ti e ke zene vendin me byth. Je aq e trash sa thua “Jam e bindur që kjo është thjesht një përpjekje për të më prishur imazhin, ose pse jo dhe një sulm politik“. Te prishesh imazhin do te thote qe dikush ka publikuar dicka te pavertete. Ne video ke dal ti e askush tjeter. Ke marr persiper te jesh person publik, duhet ti vesh fre gojes dhe kemebt ti mbash mbyllur. E sa per sulm politik mos ja bej qefin vetes, apo e thua qe sekretari i partise qe te ka gjetur pune te mendoj qe per shkak “te sulmit” qe te eshte bere te te gjej nje pozicin pune me larte?

  4. Ti e ke zene vendin me byth. Je aq e trash sa thua se te prishen imazhin apo te luftuan politikisht. Te prishesh imazhin do te thote qe dikush ka publikuar dicka te pavertete. Ne video ke dal ti e askush tjeter. Ke marr persiper te jesh person publik, duhet ti vesh fre gojes dhe kemebt ti mbash mbyllur. E sa per sulm politik mos ja bej qefin vetes, apo e thua qe sekretari i partise qe te ka gjetur pune te mendoj qe per shkak “te sulmit” qe te eshte bere te te gjej nje pozicin pune me larte?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu