• |
ide | kryesore

Dybala “Boom!”: dygolëshi që i ktheu numrit 10… Juventusin

Sport



Një foto e festimit dhe komenti më i shkrutër, por më efikas, i mundshëm: “Boom!”. Pas dygolëshit të realizuar në Champions League kundër Lokomotiv Moska shpërthen përsëri Dybala-mania. Dy golat e argjentinasit përmbysën avantazhin e rusëve: Juventus është kështu një hap larg 1/8. Sulmuesi bardhezi ka vendosur të festojë në mënyrën e tij arritjen: një foto në Instagram që kanë bërë të ndizen komplimentat e shokëve të skuadrës.

View this post on Instagram

BOOM ?? #ucl #finoallafine ⚪️⚫️

A post shared by Paulo Dybala (@paulodybala) on

“Bravo Paulo” shkruan Buffon, ndërsa kapiten Bonucci feston me Dybala e skuadrën: “Është një Joya (kënaqësi, epiteti i argjentinasit) të fitosh ndeshje si këto. E Juve duhet ti fitojë, sepse #derinefund është motoja jonë”.

“Ndeshje e vështirë”, ka postuar ndërkohë në Instagram mbrojtësi Mathijs de Ligt, duke vlerësuar mbi të gjithë Dybala për golat dhe impaktin në ndeshje.

Dybala ishte në rrugën e daljes në verë dhe vetëm insistimi i tij për të qendruar i ndryshoi gjërat. Ardhja e Higuain nga Chelsea dhe ideja për të kthyer në Torino Pogba e bënë numrin 10 të shihej si sakrifica e mundshme, duke parë edhe koston e kartonit dhe klubet e interesuar për të. Dybala i refuzoi të gjithë, edhe United, i bindur se do të arrinte të rifitonte Juventus dhe në mbrëmjen e të martës, duket se e përmbushi misionin…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *