• |
ide | kryesore

Basha citon McAllister: Zgjidhja më e mirë do ishte dritë jeshile e kushtëzuar për Shqipërinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha deklaron se 9 kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi i daljes nga kriza dhe i afrimit të Shqipërisë me BE.

Në “Facebook”, Basha citon eurodeputetin David McAllister, Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe Nënkryetar i Partisë Popullore Europiane i cili tha për Euraktiv se vendimi më i mirë për dy vendet nga BE për negociatat do të ishte drita jeshile për Maqedoninë e Veriut dhe dritë jeshile e kushtëzuar për Shqipërinë ashtu siç propozoi Bundestagu gjerman.

“Hapja e negociatave është interesi më i madh i Shqipërisë sepse do të sjellë një mbikëqyrje të shtuar nga BE për ndarjen e politikës nga krimi, zgjedhje të lira dhe të ndershme, barazi para ligjit dhe fund pandëshkueshmërisë.
Rruga e vetme përpara është përmbushja e kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman. 9 kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi i daljes nga kriza dhe i afrimit të Shqipërisë me BE.
Mirënjohje familjes tonë politike Partisë Popullore Europiane për mbështetjen që i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan Basha.

Basha Fb



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *