• |
ide | kryesore

Bëhen gati 170 dosjet “e rënda” që do të marrë në dorë SPAK

Lajme, Të fundit



Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur inventarizimin e dosjeve, të cilat pritet të kalojnë në duart e prokurorëve të SPAK. Në total organi i akuzës ka 590 dosje nga të cilat rreth 170 pritet t’i kalojnë prokurorëve të SPAK.

Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, ka bërë që drejtuesja e Komanduar e Prokurorisë për Krime të Rënda Donika Prela të mbledhë prokurorët për të bërë inventarin e dosjeve të cilat do të kalojnë në duart e Prokurorëve të SPAK.

Në total Krimet e Rënda kanë pasur nën hetim 590 dosje prej të cilave rreth 170 do të kalojnë në duart e prokurorëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Ndërsa pjesa tjetër e çështjeve do të shpërndahen në prokuroritë e tjera të vendit.

Çështjet që do të hetoj SPAK-u kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e Organizuar. Disa nga dosjet që më të nxehta dhe që priten të hetohen nga SPAK janë: dosja 339 ku u goditën 4 grupe kriminale midis tyre edhe Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për një sërë veprash penale.

Çështje për të cilën pritet që të rimerret në pyetje edhe ish-Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Dosja 184, që aktualisht po hetohet nga Prokuroria e Dibrës e cila i ka ndryshuar numrin në dosjen 385, ku po hetohet shitblerja e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër.

Në përgjimet e publikuar nga gazeta gjermane “Bild”, u shfaqën një sërë zyrtarësh të lartë të Partisë Socialiste, duke folur për blerje të votave. Trafikimi i 137 kilogramëve kokainë të kapura pak kohë më parë në portin e Durrësit, çështja e ndarë për sasinë rekord prej 613 kg kokainë të kapur ndonjëherë në vendin tonë prej, dosja e grupit Kriminal të Bajrajve të Shkodrës, vrasja e avokatit të Emiljano Shullazit në qytetin e Elbasanit Ravik Gurra, çështje për të cilën hetimet kanë ngecur në vend.

Doja për Suel Çelën, i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentative ndaj shefit të policisë në Elbasan Gjergji Oshafi. Dosja për grupin e Habilajve, vrasja e ish-Policit Santiago Malko, me autor të dyshuar grupin kriminal të Dukëve e të tjerë. Inventari i dosjeve nga Krimet e Rënda pritet që të vazhdojë deri më datë 28 Tetor për shkak të volumit që kanë fashikujt hetimorë.

Më datë 25, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë mbledhjen e radhës ku do të diskutojë për ngritjen e SPAK. KLP ka 8 prokuror të vetuar ndërkohë pritet që të komandojë edhe dy prokurorë të tjerë që kanë qenë kandidatë për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, por që kanë kaluar vettingun me vendim të formës së prerë. /ABC News



5 Comments

  1. Te gjitha dosjet qe kan te bejne me zyrtar te lart te rilindjes do te sterilizohen (pastrohen) dhe hetimi do te deshtoje ,keta Jane mjeshtra te msnipulimit

  2. Ju te lapsit harroni dosjen e remzi hoxhes,azem hajdari, 14 shtatori grushti I shtetitqe izet haxhia ka nje muaj qe po jep shpjegime te krimet e renda,rruga e kombit,21janari,per te gjitha keto nje njeri psikopati politik salih karaxhic berisha ka gisht,ky I ka vrare disa nga keto sherbetore te devotshem,por te tjere I kane shpetuar,dhe keta do fillojne te flasin,ju mereni me montazhet qe hajdarmataj I ka dhene salihut e luluse per zgjedhjet e dibres,por ju qellimisht harroni cfare ka bere me zgjedhjet e 96 dhe 2009 salihu,por ngordhja si ngordhi politikisht,ashtu po I vjen dhe ngordhja fizike ketij krimineli politik qe per 30 vjet ja kaloi dhe enverit.

    1. Berisha eshte pa asnje dyshim Kan me I mire dhe me rezultativ qe ky vend ka patur ndonjehere. Ti je po aq qesharak as ata qe arrestuan Pinochetin me moshen 91vjecare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *