• |
ide | kryesore

Celula terroriste në Shqipëri, Artan Hoxha tregon detaje: Në festën e Novruzit do vinte dhe Meta, u ndaluan 2 persona

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me celulën terroriste iraniane që u zbulua nga autoritetet shqiptare dhe të huaja, dhe që do të kryenin sulme në vendin tonë. Hoxha tregon se në datën 22 mars 2018 kur ka qenë i pranishëm në festën e Novruzit, ka parë dy kameramanë të çuditëshem dhe i ka rënë në sy prania e agjentëve të antiterrorit.

“Më 22 mar në 2018 më ka rënë në sy që kishte agjentë antiterror, gjë që nuk ishte normale. Para se të vinte presidenti Ilir Meta njoftohemi që disa civilë, kishin qenë skuadra e antiterrorit dhe kishin ndaluar dy persona.
Midis dhjetëra kameramanëve, këto dy persona binin në sy se ishin më të moshuar nga të gjithë. Ata ishin në lëvizje jo me kamera te fiksuara, i morën disa civilë dhe i larguan që aty. Këta dy persona ishin futur si gazetarë, kishin shfrytëzuar këtë festë dhe pikërisht aty janë ndaluar dhe të nesërmen nuk u dhanë shumë detaje por u tha se ata po hetoheshin”, shprehet Hoxha në studion e Report Tv.



3 Comments

  1. Cfare thote gazetari per qytetarin dixhital salih dhe bosin e krimit ne drejtesi qe punon per llogari te salihut te Trustit te Geshtenjave gjin gjoni kete ju te lapsit nuk e thoni,kjo eshte media e lire,kush ishte Turku qe u lirua nga gjin gjonat e salihut ne drejtesi.

  2. Sa te mire e ben byrekun ky tan hoxha. Sa e paguajne per nje tepsi vall? I hap mire petet si ja kerkon shefi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *