• |
ide | kryesore

Ç’ndodh me fustanet e Tapetit të Kuq pasi i kanë veshur yjet

F1, Stil

Për dizajnerët, Tapeti i Kuq është një ndër momentet e duhur për të promovuar punën e tyre.

OSCARS 2019 – JENNIFER LOPEZ, FUSTANI NGA TOM FORD

Në fakt, disa dizajnerë u japin aktorëve, këngëtarëve ose njerëzve të tjerë të famshëm e me shumë ndikim shuma marramendëse vetëm e vetëm që ata të përdorin veshjet dhe aksesorët e tyre.

OSCARS 2019 – FUSTANI NGA ALEXANDER MCQUEEN

Disa të famshëm të tjerë lejohen të marrin hua fustane, çanta dhe bizhuteri – sigurisht falas – në rast se pranojnë që të përmendin emrin e shtëpisë së modës/dizajnerit.

ASHLEY GRAHAM

Por çfarë ndodh me veshjet e shtrenjta që bëhen kryefjala e medias? A vendosen ato në dollap dhe nuk vishen më kurrë, apo shtëpitë e modës i lajnë, i hekurosin dhe parfumosin dhe i shesin sërish?

OSCARS 2019 – GLENN CLOSE, FUSTANI NGA CAROLINA HERRERA

Në raste të rralla, dizajnerët ia dhurojnë veshjet VIP-ave. Për shembull, fustani i gjelbërt që Jennifer Lopez veshi në Grammy 2000 është ende në dollapin e saj, pasi Versace e konsideroi një moment epik ndaj vendosi t’ia falte J Lo-së si kujtim.

GRAMMY 2000 – JENNIFER LOPEZ

Shtëpitë e mëdha të modës si Dior, Louis Vuitton dhe Chanel i marrin sërish fustanet për t’i vendosur në arkivat e tyre. Nga këto shtëpi mode, vështirë të shohësh që një fustan që parakaloi tapetin e kuq të Oscars të dalë në shitje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu