• |
ide | kryesore

Deputeti i Ballit Kombëtar i kërkon Ruçit zyrë dhe sekretar: Ulemi nëpër kafe, njerëzit më sulen si tradhtar

Lajme, Të fundit



Deputetët e rinj të Parlamentit kërkojnë një zyrë dhe sekretar. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të datës 14 tetor, Alimadhi i ka paraqitur Ruçit problemin e mungesës së zyrave në rrethe, ku ata mund të presin qytetarët dhe se për këtë shkak, shpeshherë kanë rënë pre e sulmeve verbale nga qytetarë të ndryshëm.

“Kur shkoj në takimet në zona, kemi një problem, pasi nuk kemi zyra, sekretarë. Është shumë i vështirë kontakti me qytetarët, duke parë edhe situatën politike. Sikurse e shpreha, situata politike është shumë e vështirë. Unë shkoj në Vlorë dhe njerëzit më sulen si tradhtar e ku di unë çfarë tjetër. Ku do ulemi ne dhe ku do kontaktojmë, pasi nuk mund të ulemi në terren dhe nëpër kafe. Të dyja grupet parlamentare i kanë ndarë zyrat, për ne nuk ka asgjë. Të shikohet mundësia, sepse situata politike është problem për ne dhe jo për ju”, tha Alimadhi.

Ndërsa Ruçi i është përgjigjur se në çdo qark ka nga dy zyra në dispozicion të deputetëve, një për opozitën dhe një për maxhorancën dhe të gjithë deputetët mund t’i shfrytëzojnë ato.

“Lidhur me zyrat dhe sekretarët duhet të dini që në 12 qarqe janë 24 zyra. Së pari, në 24 zyra, 12 zyra i ka maxhoranca dhe 12 opozita”, ka thënë Ruçi.

Pas problemeve për strehim, të ngritura më herët nga nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi, për disa deputetë që nuk kanë shtëpi në Tiranë, kryetari i Grupit Parlamentar të Partive të Djathta, Adriatik Alimadhi, ka ngritur një tjetër shqetësim./ Panorama



5 Comments

  1. A sa mire ta bejne
    Shitet kauzen tuaj keni 30 vjet bashkpunimi me koministeve sigurimsa
    Mire Ka thene ky katnari
    Poshte lanes

  2. Dhe i lutesh kujt gramozit te partise, poshte lanes dhe te hash ene nai kar se e ke qar. Legen komunist me gramoz fshatarin fytyr sterra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *