• |
ide | kryesore

Fjalori banal në rrjetet sociale, kërkon falje publike pas shkarkimit burri i zv.ministres

Arkiva, Lajme, Të fundit



Bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme, Aurel Voda ka reaguar publikisht pas shkarkimit nga detyra. Ai kërkon falje publike për fjalorin e përdorur ndaj gazetarëve, ndërsa thekson se në punën që ka kryer në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ka menaxhur më së miri taksat e qytetarëve shqiptarë.

Në “Facebook”, Aurel Voda tregon se ai ka qenë i spikatur në ushtrimin e detyrës teksa sqaron se nuk është penalizuar asnjëherë nga Auditi i Brendshëm dhe as nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

“JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare. Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH. Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja. Iu kërkoj falje edhe atyre. Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai” – shkruan ai.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

FOTO/ Burri i zv.ministres së brendshme shan gazetarët: Gratë e motrat ku t’i keni! 

Fjalor banal në rrjetet sociale, shkarkohet nga detyra burri i zv.ministres së Brendshme 



6 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *