• |
ide | kryesore

Ismail Kadare nderohet me një tjetër çmim prestigjoz në Korenë e Jugut

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkrimtari 83-vjeçar shqiptar, Ismail Kadare, tha të mërkurën në Seul të Koresë së Jugut se ishte i lumtur që nderohej me çmimin prestigjioz “Pak Kyong”-ni për vitin 2019.

Ky është çmimi i vetëm ndërkombëtar letrar që Koreja e Jugut u jep shkrimtarëve dhe do t’i dorëzohet shkrimtarit më 26 tetor në qytetin Wonju me një ceremoni të veçantë.

Në vijim të raportimit radioja “Zëri i Amerikës” njofton se duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve jugkoreanë në Qendrën e Shtypit në Seul, Ismail Kadare tha se “Shqipëria ka qenë një ndër vendet më të izoluara në Evropë, një vend komunist nën diktaturë.”

Por, shtoi ai, Tiranën e ndan vetëm një distancë e shkurtër nga Italia dhe “njerëzit mund ta ndienin ndikimin e botës perëndimore. E megjithatë, ata bënin sikur një ndikim i tillë nuk ekzistonte. Ishte e ndaluar të flisje se sa afër ishte bota perëndimore.”

“Shumica e shkrimtarëve në atë kohë ishin të censuruar nga qeveria. Në Kushtetutë thuhej se nuk mund të shprehje mendime nëse ato ishin kundër regjimit. Shumë nga shkrimtarët ishin në situata të rrezikshme dhe disa u burgosën. Jeta ime është e vetëm njëra nga ato mijëra raste,” tha shkrimtari Kadare.

Ai foli për frymën universale të letërsisë dhe tha se edhe në Shqipërinë dikur të izoluar njerëzit megjithatë dinin për Korenë dhe për realitetin e dyfishtë të popullit korean.

Pastaj shkrimtari iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Duke folur për fituesin e Nobelit në letërsi për vitin 2019, shkrimtarin Peter Handke, i cili u bë objekt debatesh për lidhjet e tij me Sllobodan Millosheviçin, Ismail Kadare tha se është dakord me mendimin e shumë kritikëve të tjerë. Akademia Suedeze nuk duhet t’ia kishte dhënë çmimin Handkes, tha ai.

“E njoh personalisht Handken dhe kam ngrënë drekë me të disa herë. Mendoj se ekziston një vijë që letërsia nuk duhet ta kalojë, por Handke e kaloi atë. Vrasja nuk duhet të pranohet nën asnjë rrethanë,” tha Kadare.

Ai tha se ka qenë vetë viktimë e censurës dhe shtypjes së qeverisë dhe se kjo mund ta ketë bërë të jetë kaq i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje.



10 Comments

  1. Eshte qe eshte andej, t’ia japin edhe nje ne Korene e Veriut, me motivimin “Ku t’i kerkoj rrenjet e tua Parti?”

  2. Ky palo burre, lapangjoz dhe sherbetor i cdo pushteti, nuk po e merr qe nuk po e merr, cmimin e shume deshiruar. Jepjani morre aman, se ka 29 vite qe ben ham, ham per te dhe ky eshte fare pakarakter dhe do te vazhdoje keshtu pafundesisht sa te kete fryme. Jepjani me motivacionin; bejtexhiut qe nuk i del shpirti pa marre Nobelin. Para ca ditesh mori nobelin amarikan, pritet qe te marri edhe nobelin kongolez seshpejti.

    1. Ham ham si qener rrugesh beni ju copa injorantesh qe s keni lexuar nje liber ne jeten tuaj , ndersa Ismaili pritet , vleresohet e nderohet nga njerzit e kulturuar ne kater anet e botes

  3. Ky eshte nje burr I dhier ti Marr cmimet ti fus ne byth se ky eshte nje spiun qe ska te bej me shqiptAret fare

  4. Baba stalini si magazina e Jovan Bregut. Kush nuk e ka lexuar ka humbur shansin se si u prishen keta njerez keshtu.
    Apo jo mor krushk aman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *