• |
ide | kryesore

Itali/ Nuk e morën në ekskursion, shqiptari padit shkollën për 400 mijë euro

Lajme, Të fundit



Një histori e rrallë vjen nga Arezzo në Itali. Corriere della Sera shkruan se një student i përjashtur nga një ekskursion në Amsterdam ka paditur shkollën e tij dhe tashmë kërkon 400 mijë euro. Historia nuk është e re pasi ka disa vite që ka nisur, por një ditë më parë gjykata e Apelit vendosi që çështja të gjykohej nga një gjykatë civile dhe jo penale. Nxënësi në fjalë është shqiptari Endri Begaj që sot është 32 vjeç.

“Duhet të rikuperojë mësimet, rendimenti i tij është i ulët dhe ka nevojë për më shumë studime” – shkruanin në atë kohë mësuesit e tij kur e përjashtuan nga ekskursioni 12 vjet më parë. Tashmë ai ka bërë një padi për diskriminim. Polemikat janë të shumta. Sipas avokatit të tij, Gabriele Magrini, ky “dënim” i shkaktoi trauma si e bëri të ndihej i diskriminuar. Më pas shkolla e përjashtoiu shqiptarin, por ai ka vendosur të hakmerret deri në fund. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *