• |
ide | kryesore

Këta janë tre gjyqtarët që liruan turkun e celulës terroriste (Vendimi)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vendim i Gjykatës së Apelit të Tiranës në vitin 2011 solli lirimin e trafikantit të drogës, shtetasin turk Abdulselam Turgut, 52 vjeç, i cili sot kërkohet si terrorist. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu deklaroi ditën e sotme gjatë një konference për mediat se ishte zbuluar një celulë terroriste, të cilët në 2018 kishin pasur si qëllim të kryenin akte terrorist ndaj muhaxhedinëve që jetojnë në Shqipëri (përfaqësues të organizatës MEK), gjatë festës së Sulltan Novruzit, 22 marsin e 2018-ës. Plan që u parandalua nga masat e shtuara të policisë.

Një emër i rëndësishëm, për të cilin foli Ardi Veliu është edhe Turgut, i njohur për autoritet shqiptare, pasi në 2011 është arrestuar në Rinas. Ai u prangos më 18 shkurt të vitit 2011, një arrestim ky i finalizuar për llogari të shtetit gjerman.

Atëherë 44 vjeç, Turgut akuzohej nga autoritetet gjermane për trafikimin e 1 ton droge, ndërkohë qëkërkohet edhe nga Rumania, Austria, Holanda e Italia. Por Gjykata e Apelit të Tiranës e liroi atë. Trupa e gjyqtarëve përbëhej nga Gjin Gjoni kryesues dhe me anëtarë Hysni Demiraj e Agron Papajani, vendosi lënien e turkut në arrest shtëpie, duke ndryshuar masën e vendosur fillimisht nga shkalla e parë me 40 ditë burg.

Vendimi që liroi trafikantin e drogës, Abdulselam Turgut

Pas këtij vendimi, Këshilli i Lartë i Drejtësisë kërkoi nisjen e kontrolleve në Gjykatën e Apelit, përfshirë edhe hetimin e treshes së trupit gjykues. Autoritetet e drejtësisë gjermane kishin kërkuar zgjatjen e afateve të paraburgimit me qëllim ekstradimin e Turgut, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh nga Gjykata. Lënia e tij në arrest shtëpie nga Apeli, bëri që turku të fitojë lirinë, edhe pse konsiderohej njeriu më i kërkuar në kontinent, si kreu i një grupi të fuqishëm të trafikut të drogës.

Si vepronte rrjeti terrorist në Shqipëri

Celula terroriste drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN. PEYMAN është rezident i përhershëm në Iran dhe menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Mes të tjerash, ai inicioi dhe zbatoi tentativën e fundit për sulm në muajin mars 2018. PEYMAN menaxhon shumë operativë, disa për grumbullim informacioni dhe të tjerë për të kryer sulme terroriste.

Dy vitet e fundit, iraniani kishte bashkëpunuar me turkun Turgut, i cili veç akuzave për trafik ndërkombëtar droge ka lidhje edhe me krimin e organizuar në Shqipëri.

Një tjetër operativ, është Abdolkhalegh MALEK ZADEH, një iranian që jeton në Turqi dhe që ka drejtuar celulën operacionale. MALEK ZADEH (i njohur gjithashtu nga lidhjet kriminale me pseudonimin “Ferhat”) ka vazhduar të punojë gjatë dy viteve të fundit me Abdulselam TURGUT, një figurë e njohur e krimit të organizuar turk, për të planifikuar sulme terroriste me urdhër të PEYMAN-it dhe të Forcave QUDS. TURGUT, i njohur si një bos mafioz turk dhe kreu i një rrjeti të fuqishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës është burgosur së fundmi në Azerbajxhan dhe në Turqi me akuza për trafik droge. TURGUT ka gjithashtu lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri. TURGUT është liruar nga një burg në Turqi në fund të vitit 2018.

Operativët kriminelë, me bazë në Ballkan, që janë vartës të TURGUT-it ose të një trafikanti droge turk të lidhur me të, nga viti 2018, janë dërguar në Shqipëri për të avancuar planifikimin e sulmeve kundër MEK-ut, siç ishte diktuar nga MALEK ZADEH dhe Forcat QUDS. Autoritetet shqiptare i kanë identifikuar këta individë dhe informacioni i siguruar nga informatorë nga brenda organizatave kriminale i ka lejuar autoriteteve shqiptare që të parandalojnë planin e marsit 2018 dhe planifikimet eventuale për sulme nga figurat e krimit të organizuar që kishin si objektiv MEK-un për llogari të regjimit Iranian.

Forcat QUDS janë krahu operacional i IRGC (Islamic Revolutionary Guard Corps – Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit) që vepron përtej kufijve të Iranit. Forcat QUDS drejtohen nga Qassem SOLEIMANI, i cili është përgjegjës, mes të tjerash, për aktivitetin e Iranit në Jemen, Irak, Siri dhe Liban. Celula terroriste i përkiste, siç u përmend, njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS, një njësi operacionale e konsideruar si klandestine dhe sekrete, e cila është përgjegjëse për planifikimin dhe zbatimin e aktivitetit terrorist jashtë Iranit.

Brenda kësaj njësie, ka një nënnjësi që merret ekskluzivisht me organizatat që janë kundër regjimit. Modus Operandi i njësisë përfshin menaxhimin nga distanca të forcave të treta (proxy), zakonisht kriminelë dhe anëtarë të mafies me të kaluar të ndryshme, në mënyrë që të mbulohet përfshirja e Iranit në terrorizëm. Duke përdorur këtë Modus Operandi, MOIS (Ministry of Intelligence and Security – Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë) të Iranit ka vrarë të paktën 4 opozitarë të regjimit në Holandë, Gjermani dhe Turqi dhe ka organizuar sulme të pasuksesshme, sikurse ishte sulmi i fundit i mbetur në tentativë kundër konferencës së MEK-ut në Paris, në Qershor 2018.



9 Comments

    1. si thu ti Gjono , a ta lirojm at kadosh drogaxhiu e ?
      n demostrat osht kap ai dreq mo.
      Masanej ishte gati tju permajte t gjitha konditave ( 1 miljon euro) tona , Gjono.
      Ok GJono , hajd turqjeta Gjono.

  1. Ejjjj, e cere doni me thone me i ket lojm!? Qy n’kohen e naltmadhnise tij Sal Birisha jon bo mafjozlliqe te kti kalibri!
    Shpifje qy ka per qellim me i ul atoritetin qe ka fitu naltmadhnija e tij ne Serbi, Rusi, Arabi ene mo gjon.

  2. E mo mora ca leke se mbolla lesht e bythes te koka se isha qeros si Fevziu. Pranej edhe shoku Sali nuk donte qe te hiqesha une nga vetingu. Qau se mu shkelen te drejtat e leshit te karit qe kam te koka

  3. PSE NA I THONI KETO KURVELLIQE ? KUJTONI SE NUK I DIME ?KA NEVOJE PER VETING PER KETA? HIQINI TE GJITHE PO DONI TE BENI SHQIPERINE .

  4. Lind pyetja pse I liroje salihu me duart e gjin gjonit kete terrorist qe kerkohej nga pese shtete,di gje ai zigur qorri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *