• |
ide | kryesore

Koalicioni i ri qeverisës në Kosovë, përfundon takimi VV-LDK

Lajme



Ka përfunduar takimi mes përfaqësuesve të Vetëvendosjes dhe Lëvizjes Demokratike të Kosovës, ku në qendër të bisedimeve është formimi i qeverisë së re.

Lumir Abdixhiku nga LDK-ja ka folur pas takimit me grupin punues të Vetëvendosjes për harmonizim të programeve.

“Sot e patëm takimin e dytë, ku u dakordua një axhendë e takimeve për dy javët e ardhshme.Kemi diskutuar për formatin e qeverisë, për 12 ministritë si do të duken ato dhe si do të fuzionohen në ditët e para të qeverisë. Çdo tre ditë do të ketë takime mes dy partive”, -ka deklaruar ai.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *