• |
ide | kryesore

Kompania e re e Kylie Jenner kthehet në tallje për fansat (FOTO)

Paparazzi, Slider



Kylie Jenner provoi sërish se nuk lë asnjë mundësi marketingu t’i rrëshqasë nga duart.

Siç mund ta keni parë kudo në Instagram dhe Twitter, Kylie u bë meme pas videos ku i këndon të bijës “rise and shine” (ngrihu dhe shkëlqe). Fill pas videove dhe fotove që qarkulluan kudo, Kylie nxorri në shitje në Kyliejennershop.com një bluzë me kapuç (në dy versione, e bardhë dhe e zezë), me mbishkrimin “riiise x shiiinnee”.

Të dyja nga 65 dollarë, momentalisht bluzat janë shitur të gjitha.

Por nuk përfundon këtu. Përpos bluzave, sipas USA Today, Kylie ka regjistruar “rise and shine” si markën e saj. Ajo paraqiti në një zyrë për regjistrimin e Patentave dhe Markave dokumentet e nevojshme ligjore për ta kthyer “Riiise x Shiiinee” në markën e vet, e cila do të përfshijë rripa, pantallona, pallto, këpucë, xhaketa, pizhama, çorape, rrobat e banjës, veshje të brendshme si edhe produkte kozmetike.Referuar reagimeve në Twitter, njerëzit mendojnë se është qesharake. “Kylie Jenner po e kthen në markë ‘rise and shine’…” shkruan dikush. “Videot ‘rise and shine’ ishin gallatë, derisa Kylie Jenner u përpoq ta kthente në markën e saj,” shton një tjetër.

“[Videoja] ishte për të qeshur. Pse e ka kaq të vështirë ta lërë kështu?” lexohet në një tjetër postim. Nuk është hera e parë që një vendim i ngjashëm shkakton debat. Në vitin 2014, Kylie u përpoq që të markonte emrin e saj, gjë që nxiti një betejë ligjore me yllin e pop-it, Kylie Minogue. Këngëtarja dhe aktorja paraqiti në gjykatë një listë me arsye pse Kylie nuk mund të kishte të drejtën ekskluzive të emrit. Ndër të tjera, thuhej se Jenner ishte një yll televiziv i rëndësisë së dytë, ndërkohë që Minogue ishte një artiste ndërkombëtare dhe aktiviste.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *