• |
ide | kryesore

Ngjarje horror në Britani, 39 viktima gjenden brenda një kamioni

Lajme, Planet, Të fundit



Tridhjetë e nëntë persona, përfshirë edhe një adoleshent, janë gjetur të pajetë brenda një kamioni në një park industrial në Essex të Anglisë. Shoferi 25-vjeçar i kamionit është arrestuar nga Policia vendase pasi akuzohet për vrasjen e tyre.

Automjeti besohet se vinte nga Bullgaria dhe se ka hyrë në ditën e shtunë në Mbretërinë e Bashkuar në Holyhead, në Uells.

Inspektori i Policisë së Essex, Andrew Mariner tha për mediat se gjithë departamenti i tij është i angazhuar në zbulimin e shkakut të këtij krimi masiv.

Ky është një incident tragjik ku një numër i madh njerëzish kanë humbur jetën. Kërkimet tona janë duke vazhduar për të zbuluar atë që ka ndodhur. Ne jemi në proces të identifikimit të viktimave, megjithatë unë parashikoj që ky mund të jetë një proces i gjatë.”

Parku ku ishte vendosur kamioni është lidhja kryesore për të marrë mjetet rrugore nga Anglia, për të shkuar më pas drejt Uellsit në Irlandë. Më shumë se dy milion njerëz udhëtojnë nëpër të njëjtin port çdo vit.

Dyshohet se viktimat ishin duke shkuar në Irlandë në mënyrë ilegale, por sikurse u lartpërmend nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes./ Thurrockgazette.co.uk



2 Comments

  1. nuk ka mundesi te mos dal ndonje shqiptare ,mbasi jan ne aktivitet intensive per largim nga shqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *