• |
ide | kryesore

Zbulohet një celulë terroriste që vepron në Shqipëri (FOTO+DETAJE)

Arkiva, Kryesore

Policia e Shtetit ka njoftuar zbulimin e një celule terroriste iraniane, që kishte parashikuar të kryente një sulm në ditën e festës së Sulltan Novruzit në mars të vitit të shkuar.

“Një celulë aktive terroriste e njësisë së operacioneve te jashtme është zbuluar së fundmi ne Shqiperi. Celula terroriste është përgjegjëse për planin e muajit mars 2018 për kryerjen e një akti terrorist gjatë kremtimeve të festës së Novruzit, plan që u parandalua nga masat e shtuara të policisë së shtetit falë informacioneve të sakta.”bëri me dije në një dalje për mediat drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ky i fundit tha se “koka” e grupit është një operativ i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN, rezident i përhershëm në Iran dhe menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore.

Sipas Policisë së Shtetit, PEYMAN menaxhon shumë operativë, disa për grumbullim informacioni dhe të tjerë për të kryer sulme terroriste. Një prej tyre është Erwin Aram, i njohur si Alireza NAGHASHZADEH, një iranian i cili është vetë një ish-anëtar i MEK-ut dhe zotëron një pasaportë austriake. Ky bashkëpunëtor u dërgua nga PEYMAN-i për të grumbulluar informacion në Shqipëri gjatë disa vizitave të veçuara, si pjesë e planeve për sulmin e lartpërmendur.

Një tjetër operativ, është Abdolkhalegh MALEK ZADEH, një iranian që jeton në Turqi dhe që ka drejtuar celulën operacionale. MALEK ZADEH, i njohur gjithashtu me pseudonimin “Ferhat”, ka vazhduar të punojë gjatë dy viteve të fundit me Abdulselam TURGUT, një figurë të njohur të krimit të organizuar turk, për të planifikuar sulme terroriste me urdhër të PEYMAN-it dhe të Forcave QUDS.

Sulmi që ata kishin programuar për të kryer në festën e Sulltan Novruzit, ishte organizuar nga Erwin ARAM dhe Abdulselam TURGUT. Veliu shtoi se MEK-u është një shënjestër kyçe për forcat e sigurisë iraniane, të cilat tentojnë të sulmojnë anëtarët e organizatës kudo ku ata mund të jetojnë dhe operojnë jashtë Iranit.

Nga hetimet ka rezultuar se kjo celulë e rrezikshme, kishte planifikuar të vinte në zbatim sulme terrorise edhe në muajt e parë të vitit 2019, teksa mbante nën vëzhgim vendqëndrimet e MEK-ut. Ndërkohë, e njëjta celulë dyshohet të jetë përpjekur të kryejë sulme terroriste edhe në Francë, por që kanë dështuar, ashtu sikurse në Shqipëri. ©Lapsi.al

NJOFTIMI I PLOTË:

Një rrjet terrorist, i drejtuar nga regjimi iranian është zbuluar në Shqipëri. Synimi i këtij rrjeti ishte kryerja e sulmeve ndaj lëvizjes opozitare iraniane (MEK).

Një celulë aktive terroriste e njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS iraniane është zbuluar së fundmi nga Institucionet Shqiptare të Sigurisë. Celula terroriste është gjithashtu përgjegjëse, mes të tjerash, për planin e muajit mars 2018 për kryerjen e një akti terrorist gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK), plan që u parandalua nga masat e shtuara të Policisë së Shtetit, falë informacioneve të sakta.

Celula terroriste drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN. PEYMAN është rezident i përhershëm në Iran dhe menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Mes të tjerash, ai inicioi dhe zbatoi tentativën e fundit për sulm në muajin mars 2018. PEYMAN menaxhon shumë operativë, disa për grumbullim informacioni dhe të tjerë për të kryer sulme terroriste.

Një nga këta operativë është Alireza NAGHASHZADEH, një iranian i cili është vetë një ish-anëtar i MEK-ut dhe zotëron një pasaportë austriake. Naghashzadeh u dërgua nga PEYMAN-i për të grumbulluar informacion në Shqipëri gjatë disa vizitave të veçuara, si pjesë e planeve për një sulm që eventualisht u ndalua.

Një tjetër operativ, është Abdolkhalegh MALEK ZADEH, një iranian që jeton në Turqi dhe që ka drejtuar celulën operacionale. MALEK ZADEH (i njohur gjithashtu nga lidhjet kriminale me pseudonimin “Ferhat”) ka vazhduar të punojë gjatë dy viteve të fundit me Abdulselam TURGUT, një figurë e njohur e krimit të organizuar turk, për të planifikuar sulme terroriste me urdhër të PEYMAN-it dhe të Forcave QUDS. TURGUT, i njohur si një bos mafioz turk dhe kreu i një rrjeti të fuqishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës është burgosur së fundmi në Azerbajxhan dhe në Turqi me akuza për trafik droge. TURGUT ka gjithashtu lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri. TURGUT është liruar nga një burg në Turqi në fund të vitit 2018. Në vitin 2011, TURGUT është burgosur gjithashtu në Shqipëri me akuza në lidhje me trafikimin e dyshuar të rreth 1 ton heroinë, por u arratis nga vendi duke përdorur një pasaportë false, pasi gjykata ndërroi masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.

Operativët kriminelë, me bazë në Ballkan, që janë vartës të TURGUT-it ose të një trafikanti droge turk të lidhur me të, nga viti 2018, janë dërguar në Shqipëri për të avancuar planifikimin e sulmeve kundër MEK-ut, siç ishte diktuar nga MALEK ZADEH dhe Forcat QUDS. Autoritetet shqiptare i kanë identifikuar këta individë dhe informacioni i siguruar nga informatorë nga brenda organizatave kriminale i ka lejuar autoriteteve shqiptare që të parandalojnë planin e marsit 2018 dhe planifikimet eventuale për sulme nga figurat e krimit të organizuar që kishin si objektiv MEK-un për llogari të regjimit Iranian.

Forcat QUDS janë krahu operacional i IRGC (Islamic Revolutionary Guard Corps – Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit) që vepron përtej kufijve të Iranit. Forcat QUDS drejtohen nga Qassem SOLEIMANI, i cili është përgjegjës, mes të tjerash, për aktivitetin e Iranit në Jemen, Irak, Siri dhe Liban. Celula terroriste i përkiste, siç u përmend, njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS, një njësi operacionale e konsideruar si klandestine dhe sekrete, e cila është përgjegjëse për planifikimin dhe zbatimin e aktivitetit terrorist jashtë Iranit. Brenda kësaj njësie, ka një nënnjësi që merret ekskluzivisht me organizatat që janë kundër regjimit. Modus Operandi i njësisë përfshin menaxhimin nga distanca të forcave të treta (proxy), zakonisht kriminelë dhe anëtarë të mafies me të kaluar të ndryshme, në mënyrë që të mbulohet përfshirja e Iranit në terrorizëm. Duke përdorur këtë Modus Operandi, MOIS (Ministry of Intelligence and Security – Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë) të Iranit ka vrarë të paktën 4 opozitarë të regjimit në Holandë, Gjermani dhe Turqi dhe ka organizuar sulme të pasuksesshme, sikurse ishte sulmi i fundit i mbetur në tentativë kundër konferencës së MEK-ut në Paris, në Qershor 2018.

Sjellim në vëmendje se nga viti 2014, në koordinim me Kombet e Bashkuara dhe SHBA- ja, Shqipëria ka pritur një numër anëtarësh të MEK-ut, një organizatë që e sheh veten si opozita në mërgim dhe si një alternativë praktike ndaj regjimit iranian dhe për këtë shkak regjimi iranian e sheh atë si kërcënim serioz për mbijetesën e tij. MEK-u është një shënjestër kyçe për forcat e sigurisë iraniane, të cilat tentojnë të sulmojnë anëtarët e organizatës kudo ku ata mund të jetojnë dhe operojnë jashtë Iranit.

Institucionet shqiptare të sigurisë po punojnë vazhdimisht për të ndalur këto tentativa për sulm.

Gjeneralitete:
1. PEYMAN – Nuk jepen të dhëna të tjera.
2. Abdolkhalegh MALEK ZADEH, i datëlindjes 21 Prill 1979. Njihet si “Ferhat”.
3. Erwin ARAM, i datëlindjes 13 Korrik 1974. Njihet si “Alireza NAGHASHZADEH”.
4. Abdulselam TURGUT, i datëlindjes 27 Maj 1967.

26 Comments

  1. Çfar armesh posedonin terroristet?Ne nje rast te tille, pritet te flase Helidon Bendo ose Sander Lleshaj,dhe
    jo Ardi Veliu,miku i Fredi Alizotit,personazhit te “Çeshtjes Babale”.Armikut te brendeshem vari lesht,ne plan
    te pare eshte armiku i jashtem,se per kete te vlereson Bota.Si te permisoje tek aleatet Perendimore imazhin
    e saj Qeveria e dhjere e Rames,mbas deshtimit per negociatat me BE?”Zbulojn”nje akt terrorist ne tentative,
    nga persona me indetitet te huaj,ndersa per Avdjol Dobin kan pothuaj nje Vit dhe akoma “nuk e dijnë “se ku
    ndodhet!Besoj,se fale kesaj “pune te mire” te Qeverise Rama ne lufte me armikun e jashtem,amerikanet do ti bejne presion Makaronit te Frances,per te pranuar hapjen e negociatave me Edvin Escobar D’Ramen,qe e ka kuptuar prej kohesh,se te vjedhesh shqiptaret eshte nje problem i brendeshem.

  2. O zigur qorri pyet njehere gjin gjonin pse zbatoje urdherin e salihut per te liruar turkun Turgut nga burgu kur u arrestua ne rinas per llogari te gjermanise ne vitin 2011 kur salihu dhe gjini udhehiqnin terrorizmin e strehuar ne shqiperi me leje te salih karaxhic berisha,dhe boll po shetit si kuckat e pd o Zigur sa nga njeri portal te tjetri.

    1. Kuçkat s’kan indetitet,keshtu si ty.Un shkruaj kudo,ndersa ti më kontrollon mua!Un kam nje status,
      dhe komentet e mia te profilizuara mund ti gjesh kudo,pa problem,prej 10 vitesh,komentet tuaja prej
      skuthi,jo!Beji nje analize vetes,dhe nese ke mbetur vetem 1% njeri,do ndjesh neveri nga vetvetja.

  3. O Hajdar, nqs behej fjale per muajin mars 2018, cne qe dalin e deklarojne pas nje viti e gjysem, apo thjesht per shmangie vemendje nga suksesi imagjinar i hapjes se negociatave. Ju per cdo gje jua ka fajin Saliu

  4. Kur heq breket per pushtet personal e strehon muxhahedin terrorist normale qe behesh shenjester terrorizmi dhe jo vetem! Jemi bere kazani i botes jo vetem i ballkanit e i evropes.

  5. Ehe drejtorevica.! A ka ndonje burre ketu me te cilin mund te merem vesh?! Thote xha sulo. Pergjigja eshte: jo nuk ka…..

  6. O ziguri I stalinit ti more kucke e vertet nuk fole per ate qe une shkruaj per gjinin e salihut,qe ti meresh me komente te shqupit kjo kuptohet dhe qe ti ke pseudonim dhe kjo kuptohet,sa per kohen mos I shto 1 nje 0 se behesh qesharak o Qorri zigur qe paguhesh per te bere komente me dhjete emra interesant si fax,juri,xixa,vlonjati,stalini etj

  7. Policet e Veliut mund ti kene zbuluar keta vetem nqs shisnin qepe te njoma te cepi rruges, pa licence. Perndryshe lajmi eshte i pabesueshem.

    Turgutin pastaj e njohin te gjithe ne Shqiperi! Del pernate tek kanali qe shfaq seriale turke, here ne role te mira, here te keqija, sipas skenarit.

    Sa per ‘koken’ e rrjetit, te gjithe ata qe dijne pak anglisht e kuptojne se ka nje gabim qe vjen me siguri nga perkthimi: Peyman=Payman=Pay Man=Njeriu qe ben pagesat. Arketari pra.

    E keshtu, keshtu. Qyfyre.

  8. Jane bo te gjith dedektiva dhe politikane,por ujku shqeu kopene dhe shteti milet perdite si lope.Si Meta mbas kepuces apo si Rama mbas sumes apo si Sala mbas kerbacit..te gjithe mbas parase.

  9. genjeshtra e radhes per ti bere qefin amerikes edhe izraelit
    si ahere kur perzuri ambasadorin amerikan
    kush i ha keto, irani bektashinjte i konsideron te vetet do u vinte bombe per novruz ne kryegjyshate

  10. Ne Mars 2018 kan dash me helmu ramen me ashure. Te gjith portalet duke bo tellallin e nastradinit psikopat qe trego barcaleta.

  11. Shkirt dhe sakte. Nje atentat qe po organizohej kinder opozites iraniane ne mars te vitit 2018, parandalohet nga policia e shtetit ne tetor te vitit 2019. Normalisht do duhej te ishin sherbimet sekrete ata qe e zbuluan atentatin e vitit te kaluar, po hajt mo. Personat e implikuar ndalohen, por lirohen per mungese provash. Ne krye te organizates eshte “Pagatori”. Nuk dihet nese eshte person, grup personash apo sherbimet sekrete iraniane qe investojne ose paguajme terroristet. Qershija mbi torten e deklarates se policise eshte se ky grip do kryente akte terroriste edhe ne France ne qershor 2018. Natyrshem lind pyetja, pse nik e vute ne dijeni Francen per kete zbilim, por ia thoni tani qe ka vene veton per negociatat? Ndoshta, duke ditur kete fakt, Macron do kishte qene me pozitiv ndaj Shqiperise…

  12. Te gjitha qe thote drejtor veliu jane pallavra ,perse ?1) u tha nje viti 2) nuk u arrestuan 3} nuk u njoftua presidenti 3) nuk u zbulua nga gazetaret, nga mediat nderkombetare,pra njoftimi eshte sajes

  13. PER MENDIMIN TIM KRYE TERRORIST ESHTE EDI RAMA QE SEHAPI NEGOCIATAT I DYTI ENVER HOXHA E TE GJITHE POLITIKANET DHE MEDJAT E SHITURA DHE NDERRTUESE NE SHQIPERI MEDJA TE POSHTRA NA JAPIN LAMET E PARA NJE VIT E GJYSEM SI TE NDODHURA SOT KETA KLISH KRVASH KETA MASKARENJE NUK BEJNE DETYRAT E SHTEPIS PER TE HAP NEGOCIATT DHE SHPIKIN LLOJ-LLOJ PACAVURJE MEDJAKRIMINALE ESHTE AJO QE SHPERNDAU KETE LAJME PACAVURE DUHET TE KETE MARRE NDONJE LEJE KULLE SHUMKATESHE NE SHESH-SKENDERBEJ VETEM PER KETE QE TE NGOPET POPULLI ME LUGE BOSH NE SHQIPERI SKA PASUR KURR TERRORIZEM NE SHQIPERI TERRORRISTE KANE QENE UDHEHEQESIT E TYRE QE DHE MUND TI KENE SJELL VET ATA ..

  14. O kari juri dhe kucka zigur,policia doli per te thene kush I shin terrorristet qe kishin dhe kane lidhje me politikan si salihu dhe meta,I pari e shpetoje nga arresti me gjin gjonin,tjetri neper mjet paspaciut te metes na e kishte bere dhe pronar tv ku salihu dhe meta shkojne shpesh ke ky tv,ky ishte qellimi I konferences se veliut,I harrove terorristet e 96 qe bashke me meta dhe salihu si aksioner te bankes islamike ndertuan dy kullat te bulevardi,te paisur me pasaporta diplomatike nga I vetmi salih karaxhic berisha.

    1. Ti qeke komplet bole si gjith rilindasit.O kar Rama ka heq breket para islamikut erdogan ti thu
      islamiket.Rruga tiran elbasan u maru me ndihmen e islamikeve o bole kaqole.Jon mledh t’gjith
      cunat e kurvave ke rilindja.

  15. ti i pa emer qe me permend mua ti qenke rr,k… po ti jep medimin ten pse mundohesh te censurosh mendimet e te tjerve mo vullnetar nje-mije e dyqish.

    1. Bravo, bravo nuk diskutohet! Po s’po marrim vesh per çfare? Te pakten ato shprehjet; ‘u futen te maskuar si gazetar me passaporta “speciale”‘, mund te na i kursente. Se pasaporte personale private, pasaporte kolektive, pasaporte pune, pasaporte dipllomatike kisha degjuar, po “pasaporte speciale”, nuk me kishin zene syte deri me sot!

  16. Ti juri mos fol me trute e salihut ore koqe,ne ke tru vete mire,ndryshe kur mbron salihun dhe gjin gjonin nuk jane me trute e tua,por trute qe ti ka perdhunuar salihu diten qe ke lindur,vazhdo shkruaj se do ushqehesh dhe ti si babi dhe Mami dikur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu