• |
ide | kryesore

Letrat prekëse të grave në kampin sirian: Na ktheni në vendlindje

Lajme, Të fundit



Lutjet e shqiptarëve për t’u kthyer nga Siria në vendlindjen e tyre kanë qenë në format nga më të ndryshme. Në këto dy letra, njëra nga një nënë 72 vjeçare dhe tjetra nga gruaja 38 vjeçare, kërkojnë me ngulm nga shteti shqiptar që t’i largojnë nga terrori i luftës në kampin Al- Hawl.

Me vrasjen e Shkëlzen Dumani-t në luftën krah grupit militant të shtetit islamik, e ëma Mentija Dumani shkoi të qëndronte pranë nipit dhe mbesës në Siri. Gjyshja 72 vjeçare prej 5 vitesh përballet me varfërinë e tejskajshme në kamp si dhe frikën e vdekjes.

“Unë Mentije Dumani, nënshtetëse shqiptare me nipin tim të dashur Endri Dumani 11 vjeç të lindur në Tiranë, kërkojmë që të na largojnë nga Siria sa më shpejt; të kthehemi në Shqipëri se jam një gjyshe 72 vjeç, dua që të vdes në vendlindjen time. Këto kërkesa që bëjmë, ju lutemi që t’i vlerësoni. Ka 8 muaj që kemi ardhur në kampin Al- Hol, duam sa më shpejt që nga ky vend të na largoni”.

Ndërsa mamaja e 3 fëmijëve që u largua nga Tirana në 2014 shkruan rrezikun që i pret në ditët në vijim.

“Unë Klotilda Refat Zani, nënshtetase shqiptare bashkë me 3 fëmijët e mi, Adni Etjon Zani, Jasemin Etjon Zani dhe Selma Etjon Zani ndodhemi prej 8 muajsh në kampin Al Howl, Siri. Prej një kohe të gjatë jemi në pritje të tërheqjes sonë në Shqipëri, duke qenë në kushte të vështira jetese dhe ekonomike dhe duke menduar ardhjen e shirave dhe të ftohtit do t’a bëjnë jetesën tonë më të vështirë. Kërkoj prej jush kthimin në familje, ju lutem!”

Veç këtyre letrave të ardhura nga Siria, edhe familjarët e tyre që gjenden në Shqipëri i janë drejtuar autoriteteve shqiptare.

Gjyshja 70 vjeçare Asije Shuli në një letër drejtuar kryeministrit shkruan për ankthin e pritjes prej 6 vitesh të kthimit të 5 nipërve dhe mbesave që gjenden të vetëm në Siri, pas ndarjes nga jeta të prindërve Krenarit dhe Adelinës./ Tch



7 Comments

  1. O Qelbesira.

    Merruni me keto gra dhe femije.

    Danimarka I mori qytetaret e vet, we kerkonin te riatdhesoheshin.

    Cfare mut shteti dhe zyrtare paskeni
    qene.

    Beni nje ore pushim nga Koncesionet dhe tenderat, dhe merrumi me ate gjithe, o ndyrresira

    1. ke te drejte, duhet meshire, por mbase te kujtohet qe iken me deshiren per te shkaterruar e vrare cdo njeri mbi toke..te kujtohet kercenimi qe i benin Shqipetareve “te pafe”..keta nuk kane kerkuar ndjese dhe shteti duhet te mendohet perpara se te harxhoje taksat tona per keta..jo per gje por keta mentaliteti ashtu do ti mbaje..e ky vend nuk ka nevoje per sorra..qe do duhet tu japim edhe pension..

  2. A shkuan atje me paret edhe bekimin e arabise saudite, katarit, emiratve edhe mbeshtetjen e hapur te amerikes, izraelit, anglise, frances, gjermanise edhe shteteve te tjera bishta neper EU.
    Le ti marre ndonje nga keto shtetet me lart.
    Ata jane te pasur edhe per hallet e ketyre shteteve jo te shqiperise kane vdekur prinderit e tyre.

  3. Ata jane shqiptar e shteti shqiptar ka detyrimin kushtetues te interesohet per shtetasit e vet. Arsyetimet se si e qysh iken jane pa vlere para zbatimit te kushtetueses. Ju kujtoj se shqiptaret kane mare pjese ne luften civile te Spanjes e kur u kthyen nga lufta nuk i penalizoi kush. Nje shtet qe skryen detyrimet e saj karshi shtetasve te saj duhet paditur ne gjykaten nderkombetare.

  4. le ti marre gjermania me kanadane sic mori “beretat e bardha” nga izraeli
    edhe prinderit e ketyre te njejten kazue me “beretat e bardha” kishin
    ska gje se keta vdiqen pa marre cmim oskar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *