• |
ide | kryesore

Lombardia: I japim nënshtetësinë Alvinit për ta shpëtuar nga kampi sirian

Lajme, Të fundit



Në Itali, po bëhen përpjekje për rikthimin e Alvinit. Këshilli rajonal i Lombardisë i ka kërkuar së fundi në mënyrë të njëzëshme ekzekutivit italiane për ta tërhequr në Itali 11-vjecarin të cilin e ëma e mori me vete në Siri në 2014-tën.

Alvin, familja e të cilit është me origjinë nga Shqipëria, lindi e u rrit në Barzago, në provincën e Lecco-s. Falë “Le Iene”, u mësua që ai ishte gjallë dhe i ati arriti ta përfaqësojë, por nga kampi ku mbahet, nuk e nxjerr dot. Në këshill, temën e ka shtruar për diskutim Paola Romeo e Forza Italia-s.

“Alvini e gjen veten të vetëm në një luftë tjetër, e cila mund të lerë tek ai plagë të thella. Institucionet kanë për detyrë të veprojnë, duke lejuar që fëmija të kthehet në Itali” – u shpreh ajo.

Mocioni i kërkon këshillit rajonal të nxisë qeverinë në mënyrë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kryesia e Këshillit të Ministrave të kontaktojnë me qeverinë shqiptare, duke favorizuar një dialog diplomatik mes ambasadës italiane dhe asaj shqiptare në Turqi, më e afërta me Sirinë ku mbahet fëmija.

“Ne gjithashtu kërkojmë nga qeveria të vlerësojë nëse ekzistojnë kushtet për dhënien e nënshtetësisë italiane për Alvinin e vogël, familja e të cilit është e integruar në mënyrë të përkryer në strukturën sociale të Lombardisë. Prioriteti i rajonit tonë është ta sjellim Alvin në shtëpi, ku e presin kaq shumë njerëz që I duan të mirën” – ka thënë Romeo. /TCH



3 Comments

  1. Shteti Italian është shumë here me i respektuar dhebi dashur per shqiptarët se shteti yne! Falenderoj këtë shtet qe me shumë na ka dhene ne shqiptareve se ç’i kemi dhene! Shqiptare duajeni dhe respektojeni kete shtet! Rrofte Italia!

  2. Italia eshte shtet dhe ka njerez me zener jo si kjo haleja Shqiperi ku te gjitheve u ka zene sy e zemer babezia per te vjedhur per te shkaterruar natyren per te privatizuar bregdet pyje hidrocentrale e cdo pasuri, per te mbjelle beton e vec mjerim per tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *