• |
ide | kryesore

Napoli me Ibrahimovic si Juventus me CR7. De Laurentiis pohon negociatat: “Varet nga ai”

Sport



Aurelio De Laurentiis i bën tifozët e Napolit të ëndrrojnë. “Ibrahimovic? Është një mik, e kam njohur në Los Angeles sepse ishim në të njëjtin hotel – shpjegoi numri 1 i të kaltërve -. E kam ftuar për darkë me gruan e fëmijët e kaluam një mbrëmje fantastike. Mund të jetë një dëshirë ta shoh me fanellën e Napolit, varet nga ai”.

Është dicka e ngjashme me një përgjigje, ndaj thirrjes së suedezit: “Napoli është një vend që të krijon entuziazëm: me mua San Paolo do ishte plot cdo të dielë. E pastaj është Ancelotti, një i madh”, ka thënë shtatlarti. Në këtë tratativë të pazakontë, edhe Ancelotti është krejtësisht dakord: “E presim në Napoli”.

Kështu, De Laurentiis është vënë në lëvizje për të provuar një goditje, që në Napoli e shohin të ngjashme me CR7 tek Juventus. Ëndërra Ibra nga njëra anë dhe e tashmja e përfaqësuar nga cështjet Mertens-Callejon, në skadencë kontrate në qershor 2020, e me të cilët AdL nuk është kaq i dashur: “Kam bërë një propozim për zgjatje kontrate – shtoi ai -. Për mua janë super të paguar duke parë moshën, nëse duan të shkojnë diku tjetër, nuk do ti kundërvihem. I kam thënë që do ti njoh të njëjtën rrogë që kanë aktualisht. Do të flasim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *