• |
ide | kryesore

PD akuza qeverisë: Vodhi 118 milionë euro me inceneratorin e Tiranës

Lajme, Të fundit

Partia Demokratike ka hedhur akuza kundër qeverisë për manipulimin dhe fshehjen e 296 milionë eurove për inceneratorin e Tiranës.

Në një dalje për mediat nga selia blu, ish-deputetja Jorida Tabaku, citoi raportin e Kontrolli të Lartë të Shtetit (KLSH) ku zbulohet se “në kontratën e miratuar, inceneratori i Tiranës me pronarë të fshehur në parajsa fiskale ka deklaruar 118 milionë euro më pak”.

Sipas Tabakut, qeveria e Edi Ramës ka bërë 44.3 milionë euro pagesa për  inceneratorët fantazmë, “një vjedhje ditën për diell e shqiptarëve”.

DEKLARATA E PLOTË

Në 6 vjet, qeveria e Edi Ramës ka treguar se ka vetëm një prioritet: të vjedhë sa më shumë dhe pastaj të vjedhë sërish.  Edi Rama është kapur shumë herë me duart në xhepat e qytetarëve, duke vjedhur dhjetëra e qindra miliona euro, por kryevepra e tij e korrupsionit janë inceneratorët. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se qeveria e Edi Ramës ka manipuluar shifrat për kostot e PPP-ve, veçanërisht për inceneratorin e Tiranës. Për këtë incenerator shqiptarët nuk do të paguajnë 178 milionë euro, siç ishte deklaruar më parë në kontratë, por 118 milionë euro më shumë. Gjithsej 296 milionë euro për një koncesion,  pronarët e vërtetë të cilit janë të fshehur në parajsa fiskale.

 

 

Siç tregohet në tabelën e programit buxhetor afatmesëm dhe në tabelën e Kontrollit të Lartë të Shtetit për pagesat e inceneratorit të Tiranës, qeveria e ka fshehur me qëllim vlerën reale prej 296 milionë euro të kontratës, duke e kaluar mënyrë anti-ligjore këtë PPP korruptive. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregon qartë se qeveria ka gënjyer për shifrat në kontratën e firmosur, pasi ajo po paguan 296 milionë euro ose 118 milionë euro më shumë sesa kishte deklaruar për koncesionin e inceneratorëve.

Akoma më i rëndë është fakti se këta inceneratorë, sipas kryeveprës së korrupsionit të Edi Ramës, paguhen miliona euro çdo vit, megjithëse nuk ekzistojnë. Në dy vjet, qeveria e Edi Ramës ka bërë 44.3 milionë euro pagesa për  inceneratorët fantazmë, një vjedhje ditën për diell e shqiptarëve. Nga të dhënat e thesarit rezulton se pagesat e kryera deri tani për çdo incenerator janë si më poshtë:

Inceneratori i Tiranës 11,9 milion euro

Inceneratorin i Fierit 15,3 milion euro

Inceneratori i Elbasanit  17,1 milion euro

Kush kërkon gjurmët e korrupsionit të qeverisë Rama, kush kërkon arsyet e refuzimit të Bashkimit Europian për këtë qeveri mjafton të shohë koncesionin e Inceneratorëve. Refuzimi i BE-së është vulë korrupsioni për qeverinë e Edi Ramës. Prandaj, kjo qeveri e ka të pamundur të përmbushë 9 kushtet e Bundestagut, një prej të cilëve është lufta kundër korrupsionit, është nxjerrja para drejtësisë e zyrtarëve të lartë të korruptuar. Çdo koncesion, çdo kontratë PPP-je është e lidhur ngushtë me vjedhjen publike që i bëhet pronës së qytetarëve, fondeve publike dhe pasurisë së tyre.  Ka vetëm një rrugë për të shpëtuar vendin. Zgjedhjet e parakohshme, të lira e të ndershme, të çliruara nga Kampioni i Korrupsionit, Edi Rama!

3 Comments

  1. A do shkoje PDja te beje kallzim penal ne prokurori per kete afere ? Jam shume kurjoze .
    Apo do ngelet ne nivelin e lehjeve te perditshme me qellim propagande.
    Populli ju beson me shume kur i konkreitizoni akuzat tuaja me veprime konkrete jo me deklarata alla-bolshevike.

  2. Mira ta futsha ke bira, ti e lexon qe thote KLSH e ka kapur ne shkelje, keshtu detyre e saj te bej kallzim ne prokurori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu