• |
ide | kryesore

PD nuk merr pjesë në komisionin për reformën zgjedhore

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike nuk do marrë pjesë në tryezën e të enjtes së Reformës Zgjedhore. PD nuk e njeh komisonin për reformën zgjedhore të bashkëdrejtuar nga deputetët Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha për News 24 se opozita e bashkuar është e gatshme të kontribuojë për reformën zgjedhore në mënyrë transparente dhe gjithpërfshirëse, por sipas tij komisioni i reformës zgjedhore nuk i garanton këto.

“PD dhe opozita i mbetet qëndrimit publik, të shpallur në tryezën e organizuar nga OSBE. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për reformën zgjedhore në një mënyrë transparente, gjithpërfshirëse dhe barazi të plotë me palën tjetër. Këto nuk i garanton komisioni, jo-legjitim i reformës zgjedhore”- u shpreh Bardhi.

Që pas djegies së mandateve në muajin shkurt të këtij viti, opozita e drejtuar nga Lulzim Basha nuk është ulur në tryezën e reformës zgjedhore, duke e quajtur këtë komision ilegjitim.



4 Comments

  1. JU TE PPSH DUHET JUA QISH ROPT ME TE GJALLE E ME TE VDEKUR . JENI TE NDYRE KEMBE E KOKE . JU NUK DONI NDRYSHIME DHE PERMIRSIM TE JETES SE POPULLIT JU SHIKONI VETEM XHEPIN TUAJ.
    (PS. PPSH = PS +PD + BISHTA TE TJERE)

  2. Prap e nxorren koken keta legenat ? Kane 7 vite qe nuk marrin pjese ne asnje mbledhje per reformen zgjedhore. Ramen nuk e dua por ne kete pike ju ka dale borxhit.
    Cfare duan keta , mos ndryshoj ligji zgjedhor dhe vetem te ndryshoje sundimtari ? Hik Rama dhe hajde Basha , pa ndryshuar asgje ne kodin zgjedhor ?
    Biles dhe nje nga kushtet e Gjermanise eshte reforma zgjedhore, ku caktohet shume qarte TE ULEN NE TAVOLINE PA KUSHTE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *