• |
ide | kryesore

Plas sherri në një lokal të Vlorës, policia i gjen kanabis 29-vjecarit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona jane arrestuar dhe dy te tjere jane proceduar ne gjendje te lire, pas nje konflikti fizik mes tyre ne nje lokal ne Vlore.

Policia ben me dije se “Mbrëmjen e kaluar, në ambientet e një lokali në lagjen “Lef Sallata”, pas një konflikti ndërmjet njëri-tjetrit për motive të dobëta, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Th.M., 42 vjeç pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka përdorur shkop gome, në cilësinë e armës së ftohtë”.

Ne kushtet e flagrances eshte arrestuar shtetasi S.Gj., 29 vjeç, banues në Vlorë. “Nga kontrolli personal këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa”- thote policia.

Gjithashtu, Policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit A.L dhe Xh.A për “Plagosje të lehtë me dashje” pasi kanë goditur fizikisht shtetasin Th.M.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *