• |
ide | kryesore

Presidenti i Maqedonisë së Veriut i drejtohet SHBA me gjuhën shqipe: Faleminderit për ratifikimin e protokollit për në NATO

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka falënderuar në gjuhën shqipe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vendimit të djeshëm për të miratuar protokollin për anëtarësimin e vendit të tij në NATO.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Kreu i Shtetit të Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur gjuhën shqipe, për t’i shprehur mirënjohje Amerikës për vendimin pozitiv, ndërsa shton se partneriteti strategjik SHBA-Maqedoni e Veriut vazhdon në Aleancë, duke kontribuuar për stabilitetin dhe sigurinë globale.

“Faleminderim ShBA-së për Ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në #NATO në Senat. Partneriteti strategjik ShBA-Maqedonia e Veriut vazhdon në Aleancë duke kontribuar për stabilitetin dhe sigurinë globale”, shkruan Presidenti Pendarovski.

foto galeri



2 Comments

    1. Po mo palle po. Ka zgjedhje Maqedonia dhe filluan lepirjet ndaj shqiptareve atje per te marre ndonje vote! Dhe ne qe e hame sa krahu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *