• |
ide | kryesore

Shënon tri gola dhe kalon Messi-n, Mbappe hyn në historinë e Champions League

Sport



Hyri në pjesën e dytë, por Kylian Mbappe ishte protagonisti i madh i sfidës së mbrëmjes së të martës të PSG kundër Club Brugge. 5-0 e pastër për francezët, fryt i dygolëshit të Mauro Icardi dhe trigolëshit të lojtarit kampion bote me Francën.

Një tris, ai i fëmijës së “tmerrshëm”, që i dhuroi edhe një rekord të jashtëzakonshëm. Mbappe ka mundur Messi-n: është lojtari me moshën më të re që ka shënuar 15 gola në Champions League. Në fakt, në moshën 20 vjeçare e 306 ditë francezi ka përmirësuar statistikën e vendosur nga Pleshti i cili kishte arritur të njëjtin rezultat në moshën 21 vjeçare e 288 ditë duke thyer rekordin që Raul e kishte vendosur në moshën 22 vjeç e 163 ditë.

Por trigolëshi i Mbappe dhuron edhe një tjetër surprizë. Në fakt, francezi ka barazuar Joselba Llorente që kishte hyrë në lojë gjatë ndeshjes dhe kishte shënuar tri gola me fanellën e Villareal në tetor të 2008-ës kundër Aalborg. Një mbrëmje që kampioni i PSG vështirë që ta harrojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *