• |
ide | kryesore

Vdekja e 25-vjeçares në maternitet, prokuroria rihap hetimet

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për vdekjen e 25-vjeçares Rexhina Debrova, një orë pasi lindi vajzën e saj, pak muaj më parë. Mësohet se Prokuroria e qytetit ka marrë si të pandehur mjekun Ardian Kadaifçiu, i cili ka qenë një nga dy mjekët që kanë kryer operacionin e lindjes së Rexhina Debrovës. Vdekja e 25-vjeçares, 6 muaj më parë, u shoqërua me reagime dhe protesta të shumta si nga familjarët e vajzës, por dhe nga opinion publik i cili u sensibilizua me rastin.

Rezultatet e autopsisë vërtetuan se vdekja e 25-vjeçarja ishte paraqitur me koagulim të gjakut (mpiksje e gjakut). Sipas mjekëve, kjo ka bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në mjekësi mpiksja e gjakut është e rrallë, dhe format më të shpeshta të saj shfaqen te ndërhyrjet gjatë lindjes.

Por për bashkëshortin e Rexhinës dhimbja është ende prezente, si ditën e parë kur ai e humbi. Dje, përmes një postimi në rrjete sociale ai ka akuzuar hapur dy mjekët Ardjan Kadaifçiu dhe Blerta Arapi, si shkaktarë të vdekjes së Rexhinës. Sipas tij, mjekët neglizhuan rastin dhe njëri prej tyre mori edhe ryshfet.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *