• |
ide | kryesore

Video/ Bylis shkatërron Tiranën dhe merr kreun. Mema: “Këtu nuk është punë trajneri”

F1, Sport, Video



Ajo qetësi që Tirana gjeti pas fitores me Lacin, ishte si qetësia para një stuhie, që pritet të përfshijë klubin e Selman Stërmasit pas disfatës 3-1 të marrë në Ballsh kundër Bylis. Të ardhurit nga katergoria e parë mbyllin fazën e parë të kampionatit në krye të klasifikimit, ndërsa zhysin në telashe Ardian Memën, që mbrohet: “Të pësosh gol nga goditje standarte, pa lëvizur askush, kjo nuk ka lidhje me trajnerin. Është një mos dëshirë. Nuk ka lidhje me trajnerit. Të gjithë këto gola, kushdo të jetë trajner, çdokush të hiqte dorë”.

Një deklaratë që ngjan si dorëheqje ajo e dhënë në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit, menjëherë pas 3-1 me të cilin mallakastriotët u imponuan. Që do të ishte ditë jo për bardheblutë u kuptua që në minutën e 5, kur ish-mbrojtësi i bardhebluve, Jurgen Goxhaj, shënoi në portën e kryeqytetasve. Gol me peshë që tronditi idetë e ekipit të Memës, që vazhdoi gabimet e frikshme individuale: këtë herë ishte Batha, që lejoi kundërsulmin e Guindos, që kaloi edhe Bakajn, përpara se të shënonte golin e dytë.

Mema provoi gjithcka për gjithcka, me Ngoo tani në fushë krah Dungës dhe pikërisht kombinimi i tyre prodhoi golin e minutës së 65, që vetëm iluzionoi se mund të riktheheshin fatet e ndeshjes. Bylis nuk gaboi asgjë, nuk u vu kurrë në panic dhe me golin e tretë tregoi se për të gjithë do të jetë e vështirë të përballen me ta.

Në të 70-të, Celis i sapofutur në lojë për ekipin e Dovedan, me një goditje të fortë nga jashtë zone, mposhti për herë të tretë Bakajn në këtë takim. Tirana u përpoq të reagonte, por tre gola ishin shumë për bardheblutë, që deri në fund nuk shënuan më. Me këtë fitore, Bylisi merr vendin e parë në klasifikim, me 16 pikë, ndërsa në vendin e katërt mbetet Tirana me 14 pikë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *